Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
Kimete Berisha: Pushteti m’i mori edhe shokët! – Gazeta.mk

Kimete Berisha: Pushteti m’i mori edhe shokët!

min lexim

1. Asnjëra parti nuk më ka ftuar në ndejat e fund-vitit me gazetarë e opinionistë. Që do të thotë: ose unë nuk jam gazetare ose veç mua më marrin seriozisht.

2. Në daç më besoni – në daç jo, prej se Albin Kurti është në pushtet, as shokët që i njoh qe ‘100’ vjet, nuk kanë guxuar të dalin të pinë kafe me mua:

– jo që nuk më duan,

por dikush ka pasur frikë se kur t’i sheh Hajrullahu me mua ‘nuk u jep pare për projekte të kulturës’,

e dikush ka pasur frikë se ‘ma sheh sherrin e nuk gjen punë’.

Që ka thënë Kamy, nuk ka gjë më të neveritshme sesa respekti i bazuar në frikë.

3. Mund t’i frikësohesh një krimineli, është normale, ama Albin Kurtit –

nuk ju ‘bërtet’ as nuk merr ‘hak’ nëse shokët e m’i – pinë kafe me mua.

4. Nuk është lehtë të jesh Unë,

me një fat të çuditshëm (nëse ekziston fati – se nuk ka mbet më asgjë për t’u besuar).

Pushteti m’i mori edhe shokët e shoqet!

5. E vetmja rrugëdalje nga vetmia është të fotografohem me Albin Kurtin (edhe një herë), e t’ua heq frikën prej tij.

T’ua sqaroj, pyeteni nëse nuk më besoni: se Albin Kurti (në fillim) u tregua fer me mua (përmes Glauk Konjufcës më ka ftuar të bëhem deputete e VV),

por s’kam dashur sepse kam menduar se nuk mund të ekzistoj si një njeri i varur nga grupi, e që më tregon dikush se çfarë duhet të mendoj.

6. Çka u bë me mua kështu?

Nuk ndjej asgjë. As inat, as hidhërim, as nevojë të marr hak.

Prej se jam dorëzuar dhe nuk kam më asnjë pritshmëri – ndjej veç lumturi.

7. Unë jam bijë e Lutanëve, jam rritur në një shtëpi ku pleqnohej për çdo gjë: prandaj nuk më befason ligësia.

…ndërsa atdhedashurinë ma ka mësuar disidenti Teki Dërvishi, i cili një herë më ka pas thënë:

Unë shkruaj – e NN nuk guxon t’i lexojë shkrimet e mia.

Ky NN (s’po ia përmend emrin – sepse nuk i përdorë kujtimet e huaja) – mbahej si avangardë e shoqërisë.

P.S. ‘Kur e hetoni se dikush po ju shmang – mos e pengoni’

~~ Buddha

Mitrovicë, 3.1.2023

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

Story i mëparshëm

Sëmundjet e gjakut dhe frymëmarrjes shkaktuan më shumë vdekje në Shqipëri

Story i radhës

Çitaku: Kosova e ka një kryeministër që nuk di të qeverisë

Të fundit nga