Kim Kardashian dhe vajza North u “binjakëzuan” me pamje gotike në dasmën e motrës së madhe, Kourtney Kardashian e cila kurorëzoi dashurinë e saj me martesë me bateristin Travis Barker në Portofino të Italisë të dielën.
41 vjeçarja, dukej e pabesueshme e veshur me një fustan të zi me mbulesë dantelle përgjatë trupit, të shoqëruar me një varëse kryq të zbukuruar me ar dhe xhevahir.
Ndërsa fëmija i saj i madh, North – tetë vjeçe, kishte veshur një mantel të zi të rrjedhshëm.
Kim Kardashian
Kim kishte realizuar një makijazh të errët, ndërsa lidhte krahët me Northin pas ceremonisë në kështjellën Castello Brown.
North veshi këpucë me platformë me mantelin e saj të zbukuruar së bashku me një tufë unazash.
Ato u panë duke u larguar nga ceremonia së bashku me vajzën e Travis Barker, Alabama, 16 vjeçe, dhe njerkën e tij Atiana De La Hoya, 23 vjeçe.
Kim Kardashian
Mamaja e motrave, Kris Jenner, 67 vjeçe, mahniti të pranishmit e veshur me një fustan ngjyrë rozë me lule.
Kjo vjen pasi Kourtney dhe Travis u martuan për herë të tretë, pas disa ceremonive që kishin realizuar më herët.