Kim Kardashian i tha gjyshes së saj MJ në episodin e fundit të “Kardashians” se kishte bërë seks me Davidson para një oxhaku për t’i bërë “qejfin” asaj.
“Pete dhe unë ishim duke qëndruar në hotelin Beverly Hills fundjavën e kaluar dhe ne ishim ulur para oxhakut duke folur për orë të tëra,”– u shpreh Kim.
“Dhe unë i thashë: ‘Gjyshja ime më tha se ti e jeton vërtet jetën kur bën seks para oxhakut, dhe kështu ne bëmë seks para oxhakut për të ‘nderuar’ ty.”
41 vjeçarja, pranoi se veprimi ishte “me të vërtetë i mërzitshëm”, megjithëse 88- vjeçares dukej se i interesonte vetëm nëse ndodhte në hollin e hotelit apo privatisht.
“Sa e frikshme të mendosh për gjyshen përpara se të bësh seks,” tha themeluesja e ‘Skkn’.
“Por dhe unë kam qenë më re dikur,” bëri shaka MJ.
Kim dhe ylli i “Saturday Night Live” u ndanë në fund të verës pas nëntë muajsh lidhje.
“Kim dhe Pete kanë vendosur të jenë thjesht miq,” ndau me ne një burim i afërt për yllin.
“Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, por zbuluan se distanca e gjatë dhe oraret e tyre e bënë vërtet të vështirë ruajtjen e një lidhjeje.”
Një burim tjetër ka zbuluar se në këtë vendim ka ndikuar dhe diferenca e moshës së dyshes.
28 vjeçari, po kalonte shumë kohë duke punuar në një film në Australi, ndërsa nëna e katër fëmijëve ishte duke u përpjekur të binte në kompromis për bashkëprindërimin me ish-burrin Kanye West , ku sipas miqve të tij, reperi po kalon në një krize të shëndetit mendor .