Kim Jong-un takon ministrin rus të Mbrojtjes, diskutojnë bashkëpunimin ushtarak

July 27, 2023
1 minut lexim

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u takua me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergey Shoygu, për të diskutuar bashkëpunimin ushtarak dhe sigurinë rajonale, transmeton Anadolu.

Një delegacion rus i kryesuar nga Shoygu ishte në Phenian për të marrë pjesë në festimet e 70-vjetorit të “Ditës së Fitores” të Koresë së Veriut.

Sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve (KCNA), Kim priti delegacionin në ndërtesën e zyrës së Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë dhe diskutoi mënyrat për të nxitur më tej bashkëpunimin midis dy vendeve.

Delegacioni rus si dhe një delegacion kinez morën pjesë gjithashtu në ceremoninë kryesore të festimeve të mesnatës, të mbajtura në kryeqytetin Phenian.

Koreja e Veriut feston datën e nënshkrimit të armëpushimit si “Dita e Fitores” në atë që e quan Lufta e Madhe Çlirimtare e Atdheut. Lufta filloi më 25 qershor 1950 dhe përfundoi më 27 korrik 1953, pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit të Koresë.

Sipas raportimit të agjencisë, Kim dhe delegacioni rus vizituan gjithashtu Ekspozitën e Armëve-2023, ku u shfaqën armë dhe pajisje të reja.

Ndërkohë, një ceremoni u mbajt në Zonën e Përbashkët të Sigurisë ndërmjet Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, ku morën pjesë veteranët e shteteve anëtare dhe familjarët e tyre.

Gjenerallejtënant Andrew Harrison, zv.komandanti i Komandës së OKB-së, përmes një postimi në rrjetet sociale u zotua se do të mbrojë armëpushimin që është nëfuqi për shtatë dekada.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mexhiti: Maqedonia nuk ka mungesë të mjekëve! Një mjek specialist meriton pagë minimale prej 90.000 denarëve

Story i radhës

Kjo shenjë horoskopi mund të përballet me divorc muajin e ardhshëm

Të fundit nga

ShkoLartë