kim jong un inspekton centralin e ri berthamor planifikon rritje te prodhimit 6a217dce3faa5

Kim Jong Un inspekton centralin e ri bërthamor, planifikon rritje të prodhimit

June 4, 2026
min lexim

Koreja e Veriut po vazhdon të zgjerojë kapacitetet e saj bërthamore, ndërsa vlerësohet se zotëron material të mjaftueshëm për të prodhuar deri në 90 koka bërthamore dhe ka montuar rreth 50 prej tyre. Kështu thuhet në një raport të Shërbimit të Kërkimeve të Kongresit Amerikan.



Mediat shtetërore koreano-veriore publikuan të mërkurën pamje të liderit Kim Jong Un gjatë inspektimit të një uzine të re të pasurimit të uraniumit, ku shfaqen radhë centrifugash dhe pajisje moderne për prodhimin e materialeve bërthamore.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut tha se vendi i tij ka më shumë se dyfishuar kapacitetin e tij për të prodhuar materiale bërthamore të nivelit të armëve në pesë vitet e fundit dhe se uzina e re do të ndihmojë në forcimin e parandalimit të luftës bërthamore.

“Pheniani planifikon të forcojë fuqinë bërthamore të shtetit me një ritëm eksponencial”, ka deklaruar lideri koreano-verior, sipas një raporti nga media shtetërore.

Ekspertët vlerësojnë se Koreja e Veriut po kalon nga faza e kërkimit dhe zhvillimit drejt prodhimit në shkallë më të gjerë të armëve bërthamore. Paralelisht, vendi ka testuar me sukses raketa balistike ndërkontinentale (ICBM), të cilat sipas vlerësimeve amerikane mund të godasin çdo pikë të territorit të Shteteve të Bashkuara.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Pheniani operon të paktën dy impiante aktive të pasurimit të uraniumit, në Yongbyon dhe Kangson. Agjencia ka raportuar gjithashtu ndërtimin e një objekti të ri në Yongbyon, me infrastrukturë të ngjashme me impiantin e Kangsonit.

Ndërkohë, raporti i vitit 2026 i “Nuclear Ëeapons Ban Monitor” tregon se arsenali bërthamor global vazhdon të rritet. Numri i kokave bërthamore të disponueshme për përdorim nga nëntë shtetet me armë bërthamore ka arritur në 9,745. Në krye renditet Rusia me mbi 5,400 koka bërthamore, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara me afro 4,300.

Sipas raportit, viti 2025 shënoi vitin e nëntë radhazi me rritje të numrit të armëve bërthamore të gatshme për përdorim në botë.

Lajmi për centralin e ri bërthamor të Koresë së Veriut vjen në një kohë kur Uashingtoni po përpiqet të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës disamujore SHBA-Izrael me Iranin dhe për ta bindur Teheranin të heqë dorë nga materialet bërthamore që mund t’i zhvillojë në armë bërthamore.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ulu ne vend nuk ta dhash fjalen ste vjen turp perplasje verbale ne mes deputeteve ne komitetin per marredhenie mes bashkesive 6a216bcde0825
Lajmi i mëparshëm

“Ulu në vend, nuk ta dhash fjalën”, “S’të vjen turp” – përplasje verbale në mes deputetëve në Komitetin për Marrëdhënie mes Bashkësive

fsk ne konferencen e nato s ne gjermani 6a218257941b2
Lajmi i radhës

FSK në konferencën e NATO-s në Gjermani

Të fundit nga

ShkoLartë