Marco Odermatt është edhe zyrtarisht fitues i përgjithshëm i Kupës së Botës. Alexander Aamodt Kilde është fitues i “Globit të vogël të Kristaltë” në lëshim.
Austriaku Vincent Kriechmayr ka shënuar fitore në disiplinën e lëshimit, që u mbajt në Courchevel/Meribel të Francës.
Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:50,73 minuta, me kohë më të mirë për 34 qindtat se zvicerani Marco Odermatt.
Zvicerani tjetër Beat Feuz zuri vendin e tretë me kohë më të dobët për 54 qindtat se fituesi i garës.
Në renditjen e përgjithshme Odermatt udhëheq me 1459 pikë, duke lënë pas Kilden me 1100 pikë.
Në lëshim Kilde është kampion me 620 pikë, duke lënë pas vetes zviceranin Feuz.
Renditja
1. Vincent Kriechmayr (Austria) 1:50,73
2. Marco Odermatt (Zvicra) +0,34
3. Beat Feuz (Zvicra) +0,54
4. Aleksander Kilde (Norvegjia) +0,85
5. Daniel Hemetsberger (Austria) +1,31
6. Dominik Paris (Italia) +1,54
7. James Crawford (Kanada) +1,59
8. Ryan Cochran-siegle (SHBA) +1,63
9. Daniel Danklmaier (Austria) +1,76
10. Travis Ganong (SHBA) +1,80