kika reagon per incidentin ne hogosht 662d330d5e309

Kika reagon për incidentin në Hogosht 

April 27, 2024
1 minut lexim

Kryesia e klubit të futbollit Kika e Hogoshtit ka reaguar për incidentin që ndodhi sot në Hogosht.

Ndeshja mes Kikës dhe Vushtrrisë është ndërprerë në minutën e 83-të në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës, grupi B.

Disa futbollistë të Kikës sulmuan gjyqtarin.  

“Ndjenja e keqardhjes është e natyrshme në rastin e ndeshjeve të tilla, por është e rëndësishme të ruajmë respektin për vendimet e referit dhe integritetin e lojës.

Është e rëndësishme që si klub të marrim përgjegjësi për veprimet e lojtarëve tanë dhe të analizojmë situatat për të shmangur përplasje të tilla në të ardhmen.

Sfidat e lojës duhet të trajtohen me sportivitet dhe respekt për të gjithë pjesëmarrësit në fushë.

Gjithashtu ne si klub faleminderojmë publikun që me sportivitet e ka marrë vendimin e referit. 

Kika mbi të gjithë”, reagon KF Kika.

MARKETING

RENT A CAR

shprehin frike klodiana lala per akuzat e kreut te pl ndaj altin dumanit hetimi ndaj metes eshte si nje rrjet merimange 662d2c41ce75f
Story i mëparshëm

“Shprehin frikë”- Klodiana Lala për akuzat e kreut të PL ndaj Altin Dumanit: Hetimi ndaj Metës është si një rrjet merimange

permbytjet nga shirat ne kenia lene 76 te vdekur 662d33853e8b7
Story i radhës

Përmbytjet nga shirat në Kenia lënë 76 të vdekur

Të fundit nga

ShkoLartë