Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës, pretendon se 46.750 ushtarë rusë janë vrarë në luftën e Ukrainës.
Në raportin më të fundit që e boton në baza ditore lidhur me humbjen që i shkaktohen forcave pushtuese, autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se kanë shkatërruar 234 fluturake, 202 helikopterë dhe 4.257 mjete të blinduara ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Në anën tjetër, dje (e shtunën) ministria ukrainase e Mbrojtjes, ka theksuar se janë eliminuar 46.500 ushtarë rusë.
E Moska zyrtare nga fillimi i luftës ka hezituar të ndarë të dhëna të tilla sa i përket luftës në Ukrainë. Madje presidenti rus Vladimir Putin po konsiderohet si njeri i “blinduar”, sa i përket ndarjes së këtyre informacioneve.
Megjithatë dekretimi i tij më i fundit ku bën thirrje për shtim të forcave mbrojtëse të Rusisë, është një tregues i qartë se Kremlini po humb shumë ushtarë në Ukrainë.