Kida në një lidhje dashurie? Ja kush është djali misterioz që i ka rrëmbyer zemrën artistes

min lexim

Këngëtarja Orhidea Latifi ose ndryshe e njohur me emrin e artit Kida, prej kohësh tashmë shijon sukseset e një pas njëshme me projektet muzikore në estradën shqiptare. Që prej kohës kur ajo ka nisur karrierën muzikore e deri më sot nuk është zbuluar asnjë detaj në lidhje me jetën e saj sentimentale.

Artistja ka zgjedhur që këtë anë të sajën ta mbajë sekret duke mos dhënë asnjë shkas për tu përfolur për jetën e saj private. Por ‘Kryefjala.com’ ka zbuluar së fundmi se në fakt Kida e ka një partner krahë saj.

Ata kanë  marrë informacione nga miq të afërt të artistes të cilët kanë zbuluar se këngëtarja ndodhet në një romancë prej disa kohësh dhe djali nuk është një personazh publik. Thuhet se ata janë moshatarë dhe djali jeton në Dubai.

Po të shikojmë dhe disa prej postimeve të Kidës ajo tregon se ndodhet në vendin luksoz duke na bërë kështu të mendojmë se djali misterioz ia paska rrëmbyer zemrën artistes duke e bërë që ajo ta vizitojë më shpesh destinacionin ku ndodhet dhe partneri i saj.

Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Besa Famgas në një tjetër finale

Story i radhës

Rreth 10 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë deri më tani, thotë Kievi

Të fundit nga