Khloe zbulon portretin e djalit në kamera dhe ndan momentet e para pas lindjes

1 minut lexim

Djali i Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson bëri paraqitjen e parë në premierën e sezonit të dytë të “The Kardashians”.

Kim Kardashian iu bashkua motrës së saj, Khloe, në spital në episodin e së enjtes, dhe nënës surrogate që solli në jetë fëmijën.

“Oh Zot, ai duket si True!” bërtiti Kim nga pas kamerës kur mbërriti, duke iu referuar vajzës 4-vjeçare të Khloé dhe Tristan.

Kur vogëlushi që qante u vendos në krahët e Khloé, ajo e përkëdheli dhe më pas foli në FaceTime me True, e cila kërkoi të shihte vëllain e saj.

“Përshëndetje, Snowy,” tha vogëlushja përpara se Khloé të sqaronte se “emri i tij nuk është Snowy”.

Khloe më vonë la të kuptohet se emri i djalit të saj fillon me shkronjën T. Ajo gjithashtu vuri në dukje se “ai ka shumë flokë”.

Më vonë gjatë episodit, Thompson iu bashkua Khloe-s në spital, pasi mori konfirmimin e saj.

Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vizita në Berlin/ Gjiknuri: Europa nuk duhet ta humbë fokusin nga Ballkani Perëndimor

Story i radhës

A mund të bëhemi oazë tërheqëse për investorët⁉️

Të fundit nga