Khelaifi: Sapo të vendosim të ardhmen e Mbappes, do t’iu njoftojmë

1 minut lexim

Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al Khelaïfi, i rizgjedhur këtë të enjte në krye të ECA-s në Kongresin e UEFA-s në Paris, është pyetur për të ardhmen e Kylian Mbappé, për të cilin ai nuk ka ofruar asnjë detaj të ri dhe është kufizuar duke deklaruar se “do të shpallin një vendim” sapo të jetë përfundimtar.

“Kur të kemi vendosur të dy, do t’ju bëjmë me dije,” u shpreh Al Khelaïfi për të ardhmen e Kylian Mbappé.

Sheiku nga Katari, siç mësohet “AS”, ka rënë dakord me lojtarin, disa javë më parë, që të jetë i pari që do të mësojë vendimin e kapitenit të skuadrës franceze, e ardhmja e të cilit mbetet e pa qartë, derisa interesimi i Real Madridit është gjithmonë aty.

Deri këtë të enjte, ditën kur u mbajt Kongresi i UEFA-s dhe Al Khelaïfi ishte i pranishëm, PSG ende nuk e di se ku do të luajë Kylian Mbappé sezonin e ardhshëm. 

Story i mëparshëm

Publikohen pamjet: Burri i Remzie Osmanit bie pre e hajnave, ia thyejnë lokalin

Story i radhës

​2024 fillon me janarin më të ngrohtë në histori

Të fundit nga