KH Kastriotit po shndërrohet në një model, kjo është arsyeja

May 16, 2024
1 minut lexim

Kastrioti i Ferizajt pas triumfit në Kupën e Kosovës, tani synojnë edhe titullin e kampionit të Kosovës. Motivi është shumë i madh tek ferizajasit.

Ballafaqimi mes Besa Famgas dhe Kastriotit luhet sonte (19.00) në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.

Kastrioti po shndlrrohet në një model për ekipet tjera.

MBërmë janë vendlosur në Pejë para ndeshjes së sotme, për të qenë sa më të pushuar hendbollistët.

Kryetari i klubit Fisnik Jashari me stafin e tij Bekim Çalaj dhe Besnik Siçani me kryesinë, kanë krijuar kushte të volitshme brenda klubit. 

“Jemi në Pejë!

Ekipi ynë, KH Kastrioti, është akomoduar në qytetin e Pejës. Sot na pret një sfidë e madhe – gjysmëfinalja e play-off-it për titullin e kampionit, kundër Besa Famgas. Jemi më të motivuar se kurrë më parë dhe do të japim maksimumin për të arritur fitoren!

Ne luajmë për qytetin tonë, për të gjithë ju që na mbështesni me gjithë zemër. Dashuria dhe përkrahja juaj na japin forcën që na duhet, për të vazhduar përpara.

Bashkë për fitore!  Ju duam të gjithëve!”, njofton KH Kastrioti.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Me propozimin e 44 deputetëve, Kuvendi i trajton vetëm dy prej marrëveshjeve ndërkombëtare

Story i radhës

Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës

Të fundit nga

Një milionë euro ose do të largohem!

Myrto Uzuni është kthyer në një cështje te Granada. Sulmuesi shqiptar ka pasur një përplaaje me klubin për shkak të pagesës. Sipas trajnerit të Granadas, Uzuni nuk do të stërvitet me ekipin,
ShkoLartë