Klubi me renome i hendbollit Kastrioti i Ferizajt, paraqitet edhe zyrtarisht për garat evropiane.
Nga zyra e FHK-së, bëhet e ditur se Kastrioti sot ka aplikuar për garat e EHF Cup.
Përveç Besa Famgas edhe Kastrioti do të garojë në garat evropiane, ndërsa nuk dihet se a do të paraqiten edhe dy ekipe tjera të meshkujt, siç është Prishtina dhe Trepça.
Të femrat marrin pjesë dy klube, Istogu dhe Ferizaj.