KFOR-i italian donacion për shkollën `Faik Konica` në Ratishë

December 16, 2024
1 minut lexim

Katër tabela të mençura dhe dhjetë kompjuterë me teknologji të avancuar, të dhuruara nga KFOR-i italian, do t`u mundësojnë nxënësve të shkollës fillore “Faik Konica” në Ratishë, njohuri të reja dhe aftësim gjatë procesit edukativo-arsimor.

“Këto pajisje teknologjike do të na ndihmojnë shumë në lëndë të ndryshme; gjuhë shqipe, matematikë dhe shumë lëndë. Jam shumë e gëzuar”, tha Amazona Mustafa, nxënëse e klasës së VII.

“Shumë mirë e kemi pritë që KFOR-i italian na i ka sjellë këto elemente teknologjike për shkollën tonë jemi krenarë shumë”, tha Sihana Delija, nxënëse e klasës së VIII.

“Besoj që kemi me e pas më lehtë për të hulumtuar në lëndë të ndryshme si matematikë, gjeografi, anglisht. Besoj se kemi me i përdorë mirë e me i ruajtur mirë”, tha nxënësja e klasës së VII, Dorina Berisha.

Drejtori i kësaj shkolle, Isuf Sadikaj, tha se kjo mbështetje do të krijojë mundësi të reja për ngritjen e njohurive të nxënësve në fushën e teknologjisë.

“Përmes këtij donacioni, shkolla jonë rrit kapacitetet e saj për të ofruar një mësim më efikas. Nxënësit dhe mësuesit do të kenë mundësi të përdorin teknologji më të avancuar përmes mjeteve moderne që mbështesin kreativitetin dhe zhvillimin profesional”, tha Sadikaj.

Ndërkaq, komandanti i KFOR-it italian, Roco Mundo, tha se të investosh në një shkollë dhe në një vend si në Ratishë, në një zonë të thellë malore, është investimi më i mirë që dikush mund ta bëjë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qeveria izraelite miraton plan për zgjerimin e vendbanimeve në Lartësitë Golan

Story i radhës

Uanda Nara nuk përmbahet pas ndarjes me Ikardin, poston poza të tjera me këmishën e zbërthyer që tregon gjithçka

Të fundit nga

ShkoLartë