KF Studeniçani nga fshati i komunës me të njëjtin emër ka shprehur shqetësimin dhe pakënaqësinë ndaj vendimit të fundit të LFK “Kisela Voda”, i cili është në kundërshtim me rregulloren e futbollit të FFM-së.
Në fakt, ndeshja që ishte caktuar të zhvillohet me 29.09.2024 ndaj FK Sloboden, nuk është luajtur, pasi referi në mungesë të kushteve për ndeshje kishte vendosur që ndeshja të mos luhet.
Ndërkohë, LFK “Kisela Voda” sjell vendim që ndeshja të rizhvillohet, duke mos respektuar fillimisht vendimin e referit, pastaj edhe rregulloren e futbollit të FFM-së.
KF Studeniçani është kampion vjeshtor në këtë ligë me 7 fitore po nga aq ndeshje.
“Ne si klub i futbollit KF Studeniçan shprehim shqetësimin dhe pakënaqësinë tonë të thellë ndaj vendimit të marrë nga LFK “Kisela Voda”, i cili, është në kundërshtim me rregulloren e futbollit FFM-së.
Ndeshja që ishte caktuar të zhvillohet me 29.09.2024 përballë Sloboden, nuk u zhvillua sepse REFERI vendosi ashtu, stadiumi nuk i kishte kushtet e pershtatshme për tu zhvilluar ndeshja.
LFK “Kisela Voda” sjell vendim që ndeshja të rizhvillohet, duke mos respektuar fillimisht vendimin e referit, pastaj duke mos respektuar rregulloren e futbollit.
Që ta kuptoni që vendimi i referit është i drejtë e keni shumë të lehtë, sepse ndeshja që caktohet për tu rizhvilluar nuk caktohet në Trubarevë por në Dolno Lisice (dmth stadiumi në Trubareve nuk i ploteson kushtet).
Ne kemi bërë ankesë për këtë çështje, por ankesa jonë është hedhur poshtë pa arsye.
KF Studeniçan është klub serioz dhe jemi duke punuar ditë e natë që futbolli të përparon në vendin tonë, ju lutem mos luani me vullnetin dhe dëshirën tonë, sepse kështu po e pengoni zhvillimin e futbollit në Maqedoni.
Do ta respektojmë vendimin e LF “Kisela Voda ” edhe pse është i padrejtë, qëllimi jonë nuk janë pikët në tavolinë që na takojnë, por të respektohet dhe zbatohet rregullorja e futbollit.
Faleminderit për mirëkuptimin”, ka reaguar klubi.
Burimi: botasot.info