Pas paralajmërimëve të djeshme se Renova nga sezoni i ardhshëm nuk do të garoj në Ligën e parë futbollistike, sot nga qyteti buzë Sharrit vijnë lajme të mira.
Open-TV mëson se në adresë të klubit nga Xhepçishti janë paraqitur disa sponsor vendor dhe të huaj, por kush janë ata do të zbulohet në ditët në vijim.
Vërtetë do të kishte qenë tragjike nëse do të shuhej një klub si Renova, një nga skuadrat më korrekte dhe më stabile në elitën e futbollit vendor.
Urojmë dhe shpresojmë që Renovën sërish ta shohim duke garuar me klubet tjera elitare në vend.
Renova është ish kampion i Maqedonisë në vitin 2009/10 dhe fitues i kupës në sezonin 2011/12.