Protestues që kundërshtojnë luftën në Ukrainë, kanë shkuar sot para shtëpisë së vajzës së gruas së kryediplomatit rus, Sergej Lavrov në Londër.
Ata kanë mbajtur pankarta me slogane në duart e tyre, përmes të cilave kanë përçuar mesazhet e tyre.
Vajzën e gruas së Lavrov, Polina Kovaleva, protestuesit e kanë quajtur bijë të kriminelit të luftës dhe e kanë akuzuar për shpëlarje parash të njerkut të saj në Londër.
Protestuesit e kanë quajtur bijë të kriminelit të luftës
“Polina Kovaleva është vajza e kriminelit rus të luftës, Sergej Lavrov, e cila shpëlan paratë e tij këtu”, thuhej në njërin prej sloganeve.
Qytetarë anembanë vendeve perëndimore kanë protestuar në kryeqendrat evropiane dhe përtej për invazionin e paprovokuar të Rusisë në Ukrainë. Në këto protesta, Putin dhe përkrahësit e tij janë etiketuar shpeshherë si kriminelë luftë.