Putin nuk do të ndalet, nëse nuk ndalohet!

Serbia, aleate e Rusisë, Dardaninë e kërcënon me ndërhyrje ushtarake, Shqipërinë me embargo të eksportimit të grurit. Ndërsa, Rama, ende vazhdon me “Ballkanin e Hapur”.

Titullin e këtij shkrimi e huazova nga thënja poetes me origjinë ruse, me pseudonimin Arch Hades, e cila thjeshtë por e qëlluar e thotë atë e cila ka hyrë në çmendurinë e një njeriu që, vrasjen masive të civilëve, e ka si strategji më të lehtë për të krijuar frikë, panikë dhe dorëzim të një populli i cili e ka vendosur të flijohet për atdheun e tij të lirë të qetë dhe në paqë në demokraci, pa marr parasysh koston.

Diktatori kriminel, Vladimir Putin, po paraqitet i plotëfuqishëm më ambicie që të krijojë rend të ri shoqëror sipas diktatit të tij duke mos marrë parasysh vendet dhe popujt tjerë në rruzullin tokësor që dëshirojnë të jetojnë në paqe dhe të orientohen sipas interesave dhe përcaktimeve të tyre demokratike.

A nuk është e nevojshme që në këto rrethana historike për gjithë njerëzimin, të thirret Seanca e Jashtëzakonshme e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara dhe të deklarohen se, në cilin drejtim kush dëshiron të shkojë dhe pastaj të merren vendim definitivë për të ardhmën e 192 shteteve të botës.

Dëshiron të bëj, rireshtimin sipas hartës së interesave dhe apetiteve për të nënshtruar, aneksuar toka të huaja, pushtuar, vrarë e masakruar, popuj të cilët nuk iu nënshtrohën këtyre diktateve nën filozofinë e paraardhësëve të tij despot, Pjetrit të I-rë, të Mbretëreshës Ekaterinë, të Stalinit, Hitlerit dhë, Millosheviqit.

Ky, vërtetë nuk do të ndalet nëse nuk i ndërpriten iluzionet e tij pushtuese, duke e përdorë forcën ushtarake të cilën e ka krijuar më paramendim afatgjatë që, edhe pse me një ekonomi mesatare, e ka zhvilluar industrinë ushtarke të prodhimit të armëve të ndryshme, bilogjike, nukleare dhe teknike, në dëm të standardit të qytetarit rus edhe ashtu jo të mirë.

Po iu kërcënohet të gjitha shteteve të cilat dëshirojnë t’i bashkohën Aleancë Verioatlantike, forcë e konsoliduar me qëllim që të jenë të afta ta mbrojnë integritetin dhe terësinë territoriale dhe zhvillimin demokratik të vendëve të tyre.

E kërcënon haptas perëndimi , duke e kushtëzuar me mos anëtarësimin dhe mospranimin e shteteve të lindjës të cilat kufizohen me Rusinë, bile, edhe ato që më parë i takoni bllokut të ish Republikave Sovjetike, që patën kolapsuar në vitet ‘90- ta, siç ishte edhe rasti me Ukrainën, anipse ekzistojnë Marrëveshjet dhe kushtet rreth pavarësisë së Ukrainës, posaqërishtë ajo e Budapestit të nënshkruar nga, Amerika, Rusia dhë Mbretëria e Bashkuar me disa kushte siç ishte ndër të tjera edhe, denuklearzimi i Ukrainës në favor të pavarësisë.

Putini, me 2014 e aneksojë Krimean dhe Perëndimi e kalojë po thuajse në heshtje me disa reagime sa për të reaguar ndërsa, gjithnjë e merrte dhe e merr shembullin e Dardanisë (Kosovës) e cila asesi nuk mund të ketë ngjajshmëri.

Përderisa, Dardania u shpëtua nga gjenocidi dhe shfarosja e popullatës shqiptare nga regjimi i Millosheviqit, aneksimi me dhunë i Krimes u bë pa dëshirën e popullatës shumicë ukrainase të asaj pjese duke shkaktuar viktima të shumta në popullatën civile. Dhë, nuk është rastësi se pse Putini, tani po thuajse në baza ditore, e përmend Dardaninë( Kosovën), gjithnjë duke kërkuar ndoshta në mënyrë indirekte që, për ta ndërprerë agresionin në Ukrainë, duhet t’i pranohen tani qytetët e okupuar siç thotë ai, më shumicë ruse të cilët nuk po munden me i durue “shtypjës” së pushtetit ukrainas.

Kërcënon haptas, jo vetem shtetët që kanë shprehur gatishmërinë për anëtarësim në NATO, tani, në një mënyrë, e kërcënon edhe NATO-n dhe çdo shtet që e furnizonë Ukrainën me armatim. Dhë, këtë e bënë duke e shantazhuar NATO-n me përdorimin eventual të armëve nukleare, duke e ditur mentalitetin e vendeve demokratike të cilat, le që nuk janë për shkatërrimin e njerëzimit por në mbrojtjen e tij.

Presidenti Biden, është duke i përdorur në sanksionet ekonomike, bile edhe duke shkuar në maksimum të cilat sadopak kanë ndikim por jo edhe displinimin e Putinit për të ndaluar vrasjet masive të popullates civile në vendbanime, spitale, shkolla, çerdhe fëmijesh, një luftë okupuese më e ndytë jashtë çdo norme e rregulle humane njerëzore.

Tani po i përdorë edhe armët biologjike, të ndaluara me Konvetat Ndërkombëtare, nënshkruese e të cilave është edhe Rusia.

Si të ndalet Putini, referuar titullit të këtij shkrimi?!

Jo vetëm Ukraina por edhe bota është e rrezikuar dhe e tronditur nga një despot, kriminel i çmendur i cili, në një moment, nuk do të hezitoj që ta rrezikojë njerëzimin.

Çernobili është një rrezik në vete i cili me ndërprerjën e rrymës, vetëvetiu do të paraqesë rrezik për kontaminimin e vendëve të Evropës por edhe më gjerë.

Sipas kërcënimit të fundit se, shtetet të cilat e ndihmojnë ushtarakisht (shitje armesh) për Ukrainën, do të konsiderohën po thuajse sikur po të miratohet plani i “zonës së jo fluturimit”, që do te thoshtë, edhe kjo do të jetë shkas i nisjes së Luftës së III-të Botërore vetëshkatërruese, për çka, Presidenti Biden, kategorikishtë u deklarua, kundër.

Edhe Putin, sapo duket, ndoshta, do të dëshironte të dilte nga kjo rrugë e pa krye por, i ka kushtet për të cilat duhet biseduar, por, me parakusht që të vijë deri të armëpushim, ndalimi të vrasjeve dhe okupimit të qyteteve tjera ukrainase.

Serbia, aleate e Rusisë, Dardaninë e kërcënon në baza ditore me ndërhyrje ushtarake, Shqipërinë, me embargo të eksportimit të grurit.

Sipas deklaratës sëVuqiqit, Shqipëriadhe Dardania, janë në “gjendje të rëndë” me sigurimin e grurit pas krizave ekonomike qe, i bie sipas tijë qe, të dy popujt le të vdesin uri

E trimëruer nga përkrahja ruse, por, ende duke hangër me dy lugë, mendonë ai, edhe të Evropës, është në gjendje të sillét si “ supërfuqi” e cila, haptas u rreshtue në anën e Rusisë por, duke u kamufluar, edhe ndaj Evropës.

Përderisa Putini i zënë në gojë qëllimisht, Shqipërinë dhë Dardaninë, me kërcënim që, nëse këto dy shtetet e marrin anën e “gabuar”, të përendinit SHBA-Evropë, do t’i ndjejnë pasojat e rrezikshme, duke e përfshirë edhe Malin e Zi, B e H, Maqedoninë e Veriut. Shtrohet pyetja e thjeshtë se, nëse Putini Shqipërinë e ka fut në listën e shteteve joarmiqësore, që është akt armiqësor, atëhere, pse nuk e tërhiqet ambasadori nga Rusia dhe atë të Rusisë ta largojë nga Shqipëria.

Por, kur e kam parasysh se Edvin Kristaq Rama, ende duke kokëtuar me Serbinë rreth Ballkanit të hapur, që i bie se po shkon sipas kërkesave ruso-serbe, atëhere, Putini, qeverinë kukull e ka të gatshme në Tiranë, përderisa, për ta vënë një të tillë në Kiev, po i duhet luftë.

Votimin e para disa diteve në Parlamentin Shqiptar rreth Ballkanit të hapur ku, nga 140 deputet, 75 votuan pro të Partisë socialiste, listës së cilës i printe, Edvin Kristaq Rama.

Pyetja tjetër që i shtrojë vetit është: bisedimet Dardani-Serbi, a mos është dikur shkuar sikur ajo shprehja se “mos po prashitim në ujë”.

Në cilën anë Evropa e konsideronë Serbinë? Në anën e saj apo të Rusisë. Si nuk i kërkon Evropa, Vuçiqit distancimin apo, deklarimin rreth diktatorit Millosheviq, perderisa organizohen homazhe në nder në përvjetorin e vdekjës se Millosheviqit dhe, si nuk deklarohet Evropa rreth demonstratave pro-ruse në tërë Serbinë të cilat, sipas gjitha gjasave i ka organizuar vetë Vuqiqi para zgjedhjeve në Serbi.

A duhet të vazhdohen bisedimt nëpër mjegull të dendur, duke e mbajtur Vuçiqin të ulur në dy karriga?!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Këtu jeton vajza e një krimineli lufte”, protestuesit ia zënë derën vajzës së Lavrovit

Story i radhës

Nedim Bajrami lëndohet në ndeshjen ndaj Milanit

Të fundit nga