Këto vendime i miratoi sot këshilli komunal Saraj

min lexim

Sot u mbajt mbledhja e IV me radhë e këshillit komunal Saraj ku unanimisht si pika më të rëndësishme u votuan Propozim-Vendimet për dhënien e pëlqimit të programeve për ndërtimin e sallave sportive në vendbanimet Bukoviq dhe Krushopek, me çka nxënësve do t’ju ofrohen kushte efikase për zhvillimin e lëndës së edukatës fizike.

Pika tjera të rendit të ditës që u votuan sot nga këshilltarët komunal ishin:
1. Propozim -Raporti Kuartal për realizimin e buxhetit te Komunës se Sarajit për periudhën 01.01.2021-31.12.2021

2. Propozim-Kalendari Buxhetor për vitin 2022

3. Propozim – Raporti Kuartal i NPK-Saraj për periudhën 01.10.2021-31.12.2021

4. Propozim-Vendim për aprovimin e ndryshimit dhe plotësimit te Statutit te Shkollës Fillore „Dituria“ – Saraj të sjellë nga Këshilli i Shkollës SHFK „Dituria,, – Saraj

5. Propozim-Vendim për përcaktimin e vlerës së pikës për llogaritjen e pagave për nëpunësit administrativ të administratës komunale të Komunës së Sarajit për vitin 2022.

6. Propozim-Vendim për dhënien e pëlqimit të Programës për ndërtim të Sallës sportive në vendbanimin Bukoviq në kuadër të SHFK” Emin Duraku”- Bukoviq.

7. Propozim-Vendim për dhënien e pëlqimit të Programës për ndërtim të Sallës sportive në vendbanimin Krushopek në kuadër të SHFK ”Përparimi”- Krushopek.

8. Propozim-Vendim për dhënie në shfrytëzim të përkohshëm të sendeve te luajtshme – automjet special transportues.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Berisha, koalicion me LSI / Reagon PD: Berisha shtojcë e LSI në koalicionin “non Grata”

Story i radhës

​KE: BE do të bëjë gjithçka që Rusia të mos përdorë gazin si armë

Të fundit nga