​KE: BE do të bëjë gjithçka që Rusia të mos përdorë gazin si armë

Zëvendëpresidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis tha sot se gazsjellësi Rrjedha Veriore 2, i projektuar nga Rusia, është vënë në pritje.

Pasi KE po shqyrton harmonizimin e projektit me politikën evropiane energjetike dhe vuri në dukje se BE do të bëjë gjithçka që të parandalojë Rusinë të përdorë gazin natyror si armë.

Rrjedha Veriore 2, e cila kalon nga Rusia në Gjermani dhe përmes Detit Baltik, përfundoi në shtator, por miratimi i rregullatorëve në Gjermani dhe BE është në pritje për të filluar funksionimin, raporton Reuters.

Dombrovskis njoftoi gjithashtu se Komisioni Evropian planifikon të miratojë nesër një paketë ndihme financiare për Ukrainën me vlerë 1.2 miliard euro.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këto vendime i miratoi sot këshilli komunal Saraj

Story i radhës

Shenjat më fatlume për muajin Shkurt, Meri Shehu zbulon renditjen

Të fundit nga