Emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak do t’ju drejtohet mediave. (Online në faqen e BE-së në Kosovë në Facebook dhe përmes platformës Zoom, ora 9:45)
AGRO Media Center dhe Shoqata Nacionale e Mjedrës “Mjedra e Kosovës”, mban tryezën “Roli i mediave në promovimin e sektorit të pemëve të imëta në Kosovë”. (Maxhunaj – Vushtrri, ora 09:30)
Komisioni për Buxhet shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Themelimin e Fondit për Garanci Kreditore. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)
Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petrit Ajeti raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)
Komisioni për Administratë Publike shqyrton raportin plotësues të Komisionit për Legjislacion, për Projektligjin për Qeverinë e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)
Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtori i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, do të bëjnë shpërndarjen e rreth 400 pakove ushqimore për familjet në nevojë. (Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani” Malishevë, ora 10:00)
Agjencia për Informim dhe Privatësi organizon Konferencë Regjionale me Autoritetet simotra nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Prishtinës. (Salla e madhe e Kuvendit, objekti i vjetër i Komunës, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Mitrovicës Jugore. (Salla e Kuvendit, Mitrovicë Jugore, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Gjakovës. (Salla e Kuvendit, Gjakovë, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e Kuvendit, Rahovec, ora 10:00)
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) shpalos sondazhin e realizuar në Kosovë dhe në Serbi gjatë këtij muaji, lidhur me procesin e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. (Zyrat e KDI-së Prishtinë, ora 10:30)
OJQ AKTIV dhe Koalicioni Kosovar për Pajtim mbajnë forumin publik për përdorimin e gjuhëve. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë, ora 11:00)
Mbahet Konferenca Ndërkombëtare Shkencore organizuar nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë me temën “Konferenca Euroaziatike mbi gjuhën dhe shkencat sociale XIV”. ( Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Gjakovë, ora 11:00)
Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike mban simulimin e procesit të gjykimit, në kuadër të projektit “Rritja e Transparencës dhe Sundimit të Ligjit në Kosovë – Komunitetet me Shumicë Serbe”, në partneritet me OJQ AKTIV. (Gjykata Themelore dega e Mitrovicës Veriore, salla e gjykatës, ora 12:00)
Nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, Benedetto Della Vedova mban konferencë për media. (Ambasada e Italisë Prishtinë, ora 15:45)
Fondi Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF) nderon bursistët e KAEF-it, në praninë e kryeministrit Albin Kurti dhe shefes së Misionit të USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 18:00)
OJQ Aksioni Kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes hap ekspozitën “Dhembje e heshtur”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)