Makina përplas për vdekje punëtorin në aksin Roskovec-Poshnje, këpucët e viktimës qëndrojnë në rrugë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Fier, në afërsi të fshatit Velmish. Një punëtor që punonte në një firmë për asfaltimin e rrugëve është përplasur nga një makinë në rrugën nacionale Poshnje-Roskovec.

Mjeti që përplasi punëtorin ishte “Pegouet” me targa AA 067 GM. Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Burime për Abc bëjnë me dije se punëtori që u aksidentua për vdekje është Mentor Lama, nga fshati Thumanë, rreth 45-vjeç.

Siç shihet edhe në videon e siguruar nga Abc, këpucët e punëtorit të aksidentuar janë ende në rrugë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Story i radhës

Rilind në Holandë

Të fundit nga