Këto ndodhin vetëm në shtetin e regjimit politik të hajdutëve

min lexim

Kombi, shoqëria dhe shteti modern zhvillohen dhe prosperojnë kur konkurojnë në liri dhe në demokraci vlerat dhe virtytet më të larta njerëzore për emancipimin e shtetit moral.

Korrupsioni, papunësia, varfëria, paraja e pisët, padrejtësia, droga dhe tradhtia kur kapin dhe paralizojnë shtetin, institucionet, drejtësinë dhe shoqërinë, të gjitha këto ndodhin në një shtet në të cilin është instaluar regjimi politik i korrupsionit, hajdutëve dhe hajdutërisë.

Hajdutët e shtetit e të shoqërisë kanë për moral dhe virtyt vetëm vjedhjen dhe pasurimin duke vjedhur e grabitur pasurinë, paranë e qytetarëve dhe atë publike; hajdutët shtetërorë nuk e kanë për asgjë që të hyjnë e të bëjnë pazare kundër interesave kombëtare për paranë; nuk e kanë për asgjë që të kultivojnë e të lejojnë kultivimin e trafikimin e drogës sepse prej saj ata fitojnë para; hajdutët shtetërorë shantazhojnë e gjobisin me ligj e pa ligj qytetarët; hajdutët institucionalë shkojnë në punë në administratën qeveritare e administrative vetëm për të vjedhur duke përdorur, manipuluar e shfrytëzuar korruptivisht postin dhe detyrën shtetërore.

Ata kërkojnë ryshfet për çdo lloj shërbimi shtetëror, gjë që është vjedhje dhe grabitje për qytetarët.

Kur hajdutëria instalohet në shtet, atëhere shteti merr tiparet e një antishteti sa kundërhuman aq edhe antimoral duke ua bërë qytetarëve jetën të padurueshme, madje edhe më të padurueshme se sa edhe pushtuesi i huaj.

Sistemi hajdutokrat prish shoqërinë, kombin dhe ligjin e moralin.

Hajdutokracisë politike e shtetërore nuk i intereson as zhvillimi, as mirëqënia dhe as lumturia e qytetarëve të atij shteti.

Hajdutët institucionalë janë vetë tradhtia e tradhtarët më të mëdhej të cilët kanë si tipar dhe synim vetëm hajninë dhe paranë e vjedhur e të grabitur.

Dhe pyesim, se a është instaluar një regjim i tillë hajdutokratësh, dhe a është një realitet i tillë sot në Shqipëri, kur për ditë shpërthejnë superskandale vjedhjeje e korrupsioni nëpër ministri, qeveri e nëpër bashki, në administratë, polici e drejtësi; ku hajdutëria oligarko-politike bëjnë kërdinë në tendera e në investime publike deri dhe me paratë e vjedhura e grabitura nga hajnija e korrupsioni institucional bëhet edhe blerja e votës dhe e demokracisë sic bëri pushteti socialist edhe në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

Aq thellë ka depërtuar dhe aq gjërësisht është përhapur vjedhja dhe korrupsioni në Shqipëri sa që kjo e ka shqetësuar jashtë mase edhe aleatin e madh e jetik të shqiptarëve, SHBA-të, të cilat këmbëngulën dhe ia imponuan politikës së Tiranës miratimin e Veting-ut, si dhe ndërmorën edhe vendosje sanksionesh e shpallje persona “non grata” ndaj disa ishfunksionarëve, shtetarëve dhe politikanëve të lartë të Shqipërisë, dhe megjithë këto përsëri ka pengesa e vështirësi të mëdha politike, juridike, publike e mediatike në luftën kundër krimit të hajdutërisë dhe të krimit të korrupsionit institucional.

Dhe përballë këtij realiteti, për ndryshimin e tij për nga më e mira e përmirësimi ishte dhe është alternativa e Lulzim Bashës; e vërteta dhe e drejta e të cilit në shërbim të të mirës së përgjithshme u sulmua nga të gjitha anët nga e vjetra politike e vjedhjes, papërgjegjshmërisë, mashtrimit, padrejtësisë dhe e korrupsionit.

Është koha për ndërgjegjsim të cilin vetë koha po e kryen; është koha sidomos për reflektim e reagim, nëse shoqëria e dëshiron ndryshimin për pastrimin dhe Veting-un politik , shoqëror dhe juridik, atë të cilin e kishte dhe e ofroi si mision historik Basha me mbështetjen e SHBA-ve për cmontimin e këtij sistemi hajduto-korruptiv.

Prandaj, shqiptarët duhet t’u jenë respektues e mirënjohës SHBA-ve për gjithcka çfarë ato ndihmojnë e përkrahin Shqipërinë, dhe shqiptarët duhet të zgjedhin e mbështesin në politikë e pushtet atë politikë dhe ata individë të cilët SHBA i konsideron si partner besnik e të sinqetë, siç është Partia Demokratike zyrtare dhe Basha.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Udhëtonte me 5 emigrantë të paligjshëm, sapo sheh postbllokun e policisë 21-vjeçari i zbret nga Benz-i dhe i instrukton si të…

Story i radhës

Presidenti i Këshillit Evropian: Le të shkurtojmë oksigjenin nga makina e luftës ruse

Të fundit nga