Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrat Xhelal Sveçla dhe Albulena Haxhiu, kanë vizituar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, me rastin e lansimit të projektit të hallkave për mbikëqyrje elektronike.
Gjatë lansimit të këtij projeki janë prezantuar halkat që do t’u vendosen dhunuesve në këmbë ose në dorë.
Kryeministri Albin Kurti tha se gjurmuesit do të ndihmojnë që si asnjëherë më parë viktimat ta luftojnë suksesshëm dhunën në familje.
Kurti theksoi se mbikëqyrja elektronike do ta reduktoj jashtëzakonisht shumë dhunën në familje, pasi siç tha ai në rast se do të ketë situata të tilla ku brenda një zone të caktuar viktimës i afrohet i dyshuari ose dhunuesi do të lajmërohen të dy nivelet, lokal edhe ai qendror i policisë dhe më pastaj vijon procedura standarde për ndërhyrje.
Burimi: botasot.info