Këto janë data më të rëndësishme për muajin qershor sipas horoskopit

June 1, 2022
1 minut lexim

Muaji qershor i vitit 2022 duket se do të kthejë gjërat në normalitet.

Që në ditët e para ju mund të ndjeni një lehtësim, pasi Mërkuri rikthehet dhe nuk lë hapësirë për keqkuptime dhe probleme teknike që kishim gjatë ditëve të fundit.

Mërkuri do të udhëtojë mes Demit dhe Binjakëve, ku do t’i bashkohet edhe Venusi në fund të muajit: është një dëshirë e re për ndërveprime, shoqërim, argëtim.

Hëna e Plotë në Shigjetar në mes të muajit nënkupton një kohë në të cilën duhet të vihen në dyshim bindjet e dikujt. Duke marrë parasysh që gjatë muajit dy planetë të ngadaltë do të shkojnë retrogradë, disa tema do të meritojnë reflektim dhe rishikim.

Ditët më të rëndësishme të muajit qershor sipas horoskopit janë:

3 qeshor: Merkuri do të lëvizë nga Demi për tek shenja e Binjakëve – kjo do sjell qartësi në planet dhe në marrëdhënie intime.

4 qershori: Saturni kthehet në Ujor – kjo do të sjellë një fazë të gjatë të rishikimit të kufijve, detyrave dhe përgjegjësive tona.

10-12 qershor: Venusi lidhet me Uranin – do të sjell realizim të papritur të një pune.

13 qershor: Merkuri hyn te shenja e Binjakëve – ky veprim sjell ndërveprime dhe fjalime dinamike.

14 qershor: Hëna e plotë në Shigjetar – kjo është koha e duhur për të braktisur keqkuptimet dhe paragjykimet.

21 qeshor: Dielli hyn në Gaforre- kjo gjendje do të forcojë lidhjen emocionale me njerëzit e afërt.

23 qershor: Venusi hyn te Binjakët – kjo do të sjellë një kultivim të pasur të jetës shoqërore dhe do t’ju vë në kërkim të marrëdhënieve stimuluese.

28 qershor: Neptuni kthehet te Peshqit – kjo ështyë fazë e gjatë që kërkon të jemi realistë në ëndërrat tona.

29 qershor: Hëna e re në Gaforre – një hyrje që do të sjell rehati dhe nevoja për kënaqësi.

Për të përfituar nga ky muaj: çlirohuni nga paragjykimet dhe hyni në një epokë të re energjie, vendimesh dhe ndërveprimesh.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Befason kampioni i botës

Story i radhës

1 Qershori, Grubi: Buzëqeshja e fëmijëve është gjëja më e bukur që ka kjo botë (FOTO)

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë