Janë disa gabime që bëhen gjatë dushit, të cilat ndikojnë keq në lëkurën tuaj.
Nëse preferoni të laheni me ujë të nxehtë, e keni gabim dhe duhet të shmangni menjëherë.
E dimë që uji i nxehtë është shumë i këndshëm, por e than lëkurën tuaj tej mase. Dushet super të nxehta e zhveshin lëkurën nga vajrat e saj natyralë dhe e dehidraton duke e tharë shumë.
Një tjetër gabim që bëni është se përdorni sfungjerë të vjetër. Sfungjerët mbledhin shumë baktere dhe myshk për shkak të kushteve të lagështa ku ato ruhen.
Sfungjeri i trupit nuk duhet të përdoret më gjatë se një muaj dhe pastaj të zëvendësohet.