Këta janë tetë anëtarët e familjes Likaj të dyshuar për tentim vrasjen ne Prizren

min lexim

Media raportoi mbrëmë ekskluzivisht për një konflikt mes dy familjeve në fshatin Gjonaj të Prizrenit, që ka përfunduar me rrahje dhe plagosje. Dy persona u lënduan, njëri me armë zjarri e tjetri me mjete të forta.

Meida ka mësuar ekskluzivisht se tetë personat që po dyshohen për këtë rast janë nga familja Likaj dhe se ata janë:

1. Hajdin Likaj

2. Abedin Likaj

3. Shaqir Likaj

4. Albert Likaj (i arrestuar)

5. Shpejtim Likaj

6. Albert Likaj

7. Hajdar Likaj

8. Isuf Likaj

Siç zbulon media Hajdini, Shaqiri dhe Abedini janë vëllezër, derisa Zeneli, Alberti dhe Hajdari janë djemtë e Abedinit, ndërsa Isufi dhe Shpejtimi janë djemtë e Shaqirit

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka njoftuar në detaje për ngjarjen ku u shprepën edhe armët mbrëmë në Gjonaj të Prizrenit.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte së bashku me dy viktimat meshkuj kosovarë, pas një mosmarrëveshje janë sulmuar me mjete të forta si dhe me armë zjarri, nga tetë të dyshuar meshkuj kosovarë”.

“Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas njëri nga ta është liruar, ndërsa tjetri është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm. Në vendin e ngjarjes në dy lokacione janë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja”.

“Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në dy lokacione, ku gjatë kontrollit është hasur dhe arrestuar njëri nga të dyshuarit meshkuj kosovarë, po ashtu është hasur dhe një kamionetë që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës ku brenda saj janë gjetur dhe konfiskuar 37 fishekë që dyshohet të jenë të armës me gaz. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, përfundon njoftimi.

Story i mëparshëm

Lëngu i Panxharit Bën Dëm në Disa Raste – Mësoni Efektet në Organizëm

Story i radhës

Hasanoviç: VMRO-ja, e vetmja parti që kishte program konkret në zgjedhje

Të fundit nga