“Këta janë të sëmurë për të vjedhur”/ Ilir Meta: Rama dhe Basha kanë ngatërruar qëllimisht çështjen e detit

min lexim

Ish-presidenti Ilir Meta i cili është rikthyer në Lëvizjen Socialiste për Integrim duke folur në Konventën e kësaj force politike deklaroi se mazhoranca është e sëmurë për të vjedhur vendin.

Meta akuzoi Lulzim Bashën dhe Edi Ramën se kanë ngatërruar qëllimisht çështjen e detit me Greqinë ndërsa theksoi se janë të kapur për nga vendet e tjera duke shitur interesat e atdheut.

Ilir Meta: Në çfarë vendi të botës ndodh që t’i thuhet presidenti të shkelë Kushtetuta, që ti marrë Edi Rama të gjitha që të mbyllë marrëveshjen e detit që e kanë ngatërruar qëllimisht me Lulzim Bashën kur ka qenë ministër i Jashtëm. Unë s’kam ndonjë problem me grekët dhe Greqinë. Ne e kemi problemin me kleptokratët tanë që i zënë peng dhe që shesin interesat e atdheut dhe bëjnë gjëra më të rënda.

Unë jam i vetmi president që i kam dhënë Janullatosit shtetësinë sepse i takonte sipas ligjit dhe gjithçkaje sepse është udhëheqës i kishës sonë dhe nuk mund të nisemi për paragjykimet për kombësinë e tij dhe asgjë tjetër, nuk e kam bërë fshehurazi i kam dhënë ditën e Krishtlindjeve, i kam dhënë tokën për të bërë Katedralen. Nuk donin ata ta jepnin, se kishin frikë mos e sulmonin meqë ishte afër PS-së. Ndërkohë që sot për arsye korrupsioni janë bllokuar pronat e besimeve fetare, këta nuk kanë asnjë besim sepse kanë sëmundjen e kleptokracisë. I gjithë ky tolerim i korrupsionit është se kanë marrë gjëra të rënda.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Muaremi, Ruskovskës: E dija se do të abuzoni me fjalën “gjoja presion”

Story i radhës

​Nagavci: Nevojat e të rinjve në arsim s’mund t’i artikulojë askush më mirë se vetë ata

Të fundit nga