Këta janë kandidatët për deputetë nga Gjilani në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit

December 14, 2024
1 minut lexim

Më 9 shkurt 2025, qytetarët e Kosovës pritet të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare, duke i hapur rrugë një procesi të ri për të përcaktuar përbërjen e Kuvendit dhe drejtimin e ardhshëm politik të vendit.

Si rrjedhojë, partitë politike në Kosovë kanë publikuar listat e tyre me kandidatët për deputetë.

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan ka publikuar listën me emrat e kandidatëve. Gjilani përfaqësohet me shtatë kandidatë në listën garuese të PDK-së.

“Arben Mustafa, Zenun Pajaziti, Aurora Osmani Buca, Selver Xhelili, Florentina Vokshi, Qendrim Qerimi dhe Ilir Tahiri”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Ndërsa, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, janë pesë kandidatë për deputetë. Pjesë e kësaj gare, është Lutfi Haziri, Lirie Kajtazi, Valentina Bunjaku-Rexhepi, Avdyl Aliu dhe Bardhyl Syla.

Përderisa, kandidatët për deputetë nga Vetëvendosje në Gjilan për zgjedhjet e vitit 2025, është Labinotë Demi-Murtezi, Luan Aliu, Arbreshë Kryeziu, Ismajl Kurteshi, Burim Demiri, Liza Gashi, Shqipe Selimi, Adriana Matoshi, Hydajet Hyseni dhe Arijeta Rexhepi.

Kurse, nga AAK është Ahmeti Isufi, Nazim Gagica, Zarife Asllani dhe Kushtrim Xhemaili.

Koalicioni për Familjen, në krye me Eman Rrahmanin, gjithashtu ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë. Nga Komuna e Gjilanit, pjesë e garës është Festina Kurteshi, Mrika Krasniqi-Shala dhe Shemsedin Ramushi.

Dhe, Partia e Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar ka nominuar Drita Maliqin si kandidate për deputete.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qeveria e re nuk duhet të hap probleme të vjetra, himni të ndryshohet ose fare mos të intonohet!

Story i radhës

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 17-vjeçari në Fier

Të fundit nga

ShkoLartë