Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar tre kandidatë të tjerë për deputetë, të cilët janë nga dega e Ferizajt.
Besnik Berisha, është ish-zëvendësminisër dhe aktualisht kryetar i degës së Nismës në Ferizaj.
“…përvojat e tij në nivele të larta të administratës shtetërore e bëjnë atë një përson të besueshëm dhe të vendosur për të sjellë ndryshime pozitive”, ka shkruar Limaj.
Kandidate për deputete është edhe Agnesa Hajredini, që është drejtoreshë e administratës në Komunën e Ferizajt.
“… një profesioniste e përkushtuar dhe me një eksperiencë në menaxhimin e proceseve administrative, e cila gjithmonë ka punuar për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve”.
Kandidati tjetër është Burim Ugzmajlin, për të cilin ka thënë se është një figurë respektuese në fushën e arsimit, profesionist me një vizion të qartë për zhvillimin e mëtjshme të sektorit arsimor.
“Ky është një ekip i përkushtuar dhe i gatshëm për të punuar për të mirën e qytetarëve tanë dhe për të kontribuar në progresin e përbashkët të Ferizajt, me këtë ekip të fuqishëm, besojmë se do të arrijmë rezultate të jashtëzakonshme!”, ka shkruar Limaj.
Burimi: botasot.info