​Kessie: Kualifikimi tutje në Champions është ende i mundur

October 25, 2022
1 minut lexim

Ish-mesfushori i Milanit, Franck Kessié, shpreson se Barcelona ende mund ta eliminojë Interin nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Katalanasit morën një pikë në dy ndeshje kundër Nerazzurrëve në Grupin C, që do të thotë se djemtë e Simone Inzaghit mund të kualifikohen në raundin e 16-të për të dytin sezon radhazi nëse mposhtin Viktoria Plzenin në “Giuseppe Meazza” të mërkurën.

“Ekipi është i mërzitur pas asaj që ndodhi në Ligën e Kampionëve, por ne jemi tani në rrugën e duhur”, tha Kessié për “Sport”.

“Xavi dhe stafi i tij po e rrisin besimin tonë, duke u përgatitur mirë për ndeshjet në vijim. Kualifikimi në raundin tjetër është i vështirë, por jo i pamundur. Unë dua që tifozët të vazhdojnë të besojnë.”, shtoi ai.

Barcelona u eliminua nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar. Ata do të presin Bayern Munich në “Camp Nou” të mërkurën, duke e ditur se edhe një fitore mund të jetë e kotë nëse Interi mund Viktorian.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

U nënshkrua marrëveshja e parë RMV-Jordaninë: Do të rritet shkëmbimi i produkteve ushqimore

Story i radhës

Bie WhatsApp, përdoruesit nuk dërgojnë dot mesazhe

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë