Ka pak javë që ka nisur aventura e Franck Kessie me Barcelonën, ekip ku u transferua si lojtar i lirë pasi mbylli kontratën me Milanin. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë do t’i shtojë muskuj mesfushës së talentuar të ekipit katalanas.
25-vjeçari ka dhënë përshtypjet e para për Barcelonën në një prononcim për kanalin zyrtar të klubit. “Mikpritja për mua ka qenë mjaft e ngrohtë. Gjithçka po shkon shumë mirë, me stafin dhe shokët.
Të gjithë më kanë pritur shumë mirë, Barcelona është kthyer shtëpia ime e dytë. Ky klub është krijuar për të fituar. Nëse të thërret Barcelona ti nuk mund të refuzosh ftesën.
Ndodhem në klubin më të bukur në botë. Kanë ardhur shumë lojtarë të rinj, do të bëjmë më të mirën tonë për të realizuar objektivat tona. Stafi punon shumë mirë.
Ekipi ka një identitet të qartë loje: qarkullim topi dhe shumë teknikë. Kemi lojtarë shumë të mirë në ekip, të gjithë janë tepër të aftë e të talentuar”, deklaroi “luftëtari” afrikan.