Këshilltari ekonomik i presidentit ukrainas, Alexander Rodnyansky, tha sot se pretendimi i liderit rus Vladimir Putin se Rusia është e gatshme për të negociuar është vetëm një mënyrë që Moska të blejë sa më shumë kohë dhe se nuk mund t’i besohet.
“Blickrig shkoi tmerrësisht keq për ta dhe ata e dinë këtë, kështu që u duhet më shumë kohë për të rigrupuar dhe rindërtuar trupat e tyre”, tha Rodnyansky për CNN.
Këshilltari i Zelenskyt tha se Kremlini po përpiqet të largojë botën nga dërgimi i ndihmës ushtarake shtesë në Ukrainë dhe se “ata nuk duhet të bien në atë kurth”.
Putin tha të dielën se Rusia është e gatshme të negociojë me të gjithë pjesëmarrësit në procesin në Ukrainë për rezultate të pranueshme, por se ata po refuzojnë të negociojnë.
Putin tha se Rusia gjithmonë u përpoq t’i zgjidhte të gjitha mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore, përmes negociatave, por se pala tjetër kishte një qëndrim tjetër.
Burimi: GAZETA.MK