Izraeli arreston 22 palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite arrestuan 22 palestinezë në bastisjet gjatë natës të kryera në gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi media lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shumica e arrestimeve ndodhën në qytetin Silwad, në veri të Ramallahut, ku 13 palestinezë u morën nga forcat palestineze, raportoi radio “Zëri i Palestinës”.

Forcat izraelite bastisën gjithashtu shtëpinë e Qadura Fares, kreut të OJQ-së Shoqata e të Burgosurve Palestinezë, tha transmetuesi.

“Fushatat e arrestimit janë pjesë e një lufte shtypjeje që synon të shkaktojë dëm kundër palestinezëve dhe të shkatërrojë pronat e tyre”, tha Fares.

Ushtria izraelite, nga ana e saj, tha në një deklaratë se 16 palestinezë “të kërkuar” u arrestuan dhe u sekuestruan armë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor.

Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të gjera arrestimi në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor me pretekstin e kapjes së palestinezëve të “kërkuar”.





Story i mëparshëm

​Këshilltari i Zelenskyt: Moska po përpiqet të blejë kohë duke folur për negociata

Story i radhës

Rama: Festoni me kujdes

Të fundit nga