Këshilli i Sigurimit i OKB-së, një arenë gladiatorësh dhe mercenarësh diplomatik të paguar nga Moska dhe Beogradi..!?

October 19, 2022
min lexim

Nuk ka asnjë dyshim, se roli dhe misioni bazë i Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi të cilin është themeluar në vitin 1945, tanimë në fillim të shekullit 21 i ka skaduar afati në tërësi, por edhe përmbajtjes, qëllimit dhe efektit të tij esencial në zgjidhjen e konflikteve midis shteteve, pengimin e luftërave si dhe ruajtjen e sigurisë dhe paqes midis popujve në botë, për çfarë edhe është themeluar pas LDB-re !

Lidhur me dështimin e KS të OKB-së në sigurimin e paqes dhe sigurisë në botë, mund të sillen me dhjetëra e dhjetëra raste ku roli i tij dhe i rezolutave të panumërta që i ka nxjerr për ndalimin e luftërave dhe konflikteve të shumta ushtarake në botë, për zgjidhjen e kontesteve territoriale si dhe ndërprerjen e agresioneve të një shteti ndaj një shteti tjetër, etj., siç ka qenë p.sh. Rezoluta numër 242 e KS për ndërprerjen e konfliktit dhe luftës midis Izraelit dhe Palestinës në vitin 1967, si dhe Rezoluta e fundit për Kosovën, numër 1244, etj., që siç dihet këto rezoluta nuk e kanë zgjidhur kurrë konfliktin arabo-izraelit përgjatë 55 viteve të kaluara, por as statusin juridik të Kosovës për 22 vite, që nga viti 1999 kur është aprovuar e deri më sot.

Pra, bëhet fjalë për KS të OKB-së, një organ kyç i saj, i cili përveç anës formale dhe rolit deklarativ dhe këshillëdhënës, ka qenë ekskluzivisht instrument në dorën e vetëm 5 anëtarëve të përhershëm të tij me të drejtë vetoje; Amerikës, Francës, Kinës, Rusisë dhe Anglisë, e që tjetër rol dhe funksion në të mirën e popujve të vegjël në botë, mjerisht ky organ nuk mbahet mend që të ketë kryer qëkur është themeluar!

Dhe, gjëja më e mirë do të ishte, sikur 5 themeluesit e tij ta reformojnë ose ta zhbëjnë fare KS të OKB-së, kur shihet ashiqare që tani në fillim të shekullit 21, ky organ nuk ka më asnjë rol, peshë dhe as forcë juridike që botës t’i sigurojë paq, siguri, mbrojtje dhe as t’i pengojë luftërat dhe konfliktet e armatosura në botë, siç është rasti i fundit i agresionit të Rusisë mbi Ukrainën, kur KS të OKB-së as që arriti me u takua për shkak të vetos ruse. Andaj, si i tillë ky Këshill vetëm sa është bërë arenë e luftës midis gladiatorësh konfliktuoz dhe të pa kurrfarë ndikimi pozitiv në mbrojtjen e njerëzimit nga shkatërrimet luftarake, kimike, atomike, nukleare, etj.

Ndërsa, seanca e mbrëmshme e KS të OKB-së kushtuar situatës politike në Kosovë, ku u shqyrtua Raporti i përfaqësuesit special të OKB-së në Kosovë, UNMIK-ut, ishte pa dyshim, dështimi i radhës i këtij organi të lartë të OKB-së, në të cilën nuk u tha asgjë e re për Kosovën, përveç se ministri i jashtëm i Serbisë fashiste, njëfarë Selaku(oviçi), edhe këtë seancë e shfrytëzoi me sukses për të bërë propagandë shtetërore kundër Kosovës, duke shpërndarë për të njëmijtën herë gënjeshtra makabre para botës, se gjoja Kosova na qenka agresore ndaj Serbisë, e jo e kundërta, duke i fshehur me mjeshtri në fjalën e tij krimet dhe gjenocidin e saj në Kosovë. Dhe, ç’është më e keqja, seanca tregoi shumë qartë se shumica e anëtarëve të këtij Forumi të sigurisë botërore janë pro-serb të paguar majmë nga regjimi i Beogradit, madje se janë mercenarë diplomatik pro-ruso-serb dhe antiamerikan, dhe këtë anim pro-serb e treguan hapur në adresimet e tyre përfaqësuesi i Brazilit, Meksikës, Kinës, Rusisë, Ganës, Gabonit, Kenisë, Indisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, etj., të cilët e përkrahën qartë politikën kriminale serbe ndaj Kosovës.

Ndërsa, sa i përket paraqitjes dhe fjalës së ministres së jashtme të Kosovës, D. Gërvalla-Schwarz, e them me bindje të plotë, se ishte një debakël i plotë, posaçërisht në replikën e saj me atë farë Selakoviçin, e cila në vend se t’ia numëronte aty për aty një mori krimesh që Serbia i ka kryer në Kosovë, si numrin e të vrarëve, të dëbuarve, grave të dhunuara, numrin e varrezave masive sot në Kosovë, bandat kriminale në veri, numrin e shqiptarëve të varrosur në 16 varrezat masive në Serbi ende të pa zbuluar, etj., etj., ajo rrëfeu për vrasjen e babait të saj nga UDB-ja, krim i cili ka ndodhur në ish Jugosllavi (1982) e jo në kohën kur Serbia është bërë shtet me vete. Pra, znj. Gërvalla e pati mbrëmë rastin historik, i cili njeriut i jepet vetëm njëherë në jetë, që ta demaskojë me fakte para gjithë botës shtetin kriminel të Serbisë, por të cilin rast ajo e huqi keq, duke mos ditur ta shfrytëzonte në favor të kauzës së lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, dështim i cili për kohë të gjatë do të rëndon mbi ndërgjegjen, dijen dhe guximin e munguar të saj..!?

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Me foton e ëmbël me mbesën; Lori merr urimin emocionues nga Sara: 2 vajzat e mia të preferuara

Story i radhës

Grubi: Miratuam shpërndarjen e bursave për nxënësit e komunitetit rom

Të fundit nga

ShkoLartë