Këshilli i Prokuroreve hodhi poshtë ankesën e Hajrullahut, mbetet në fuqi vendimi për suspendimin e tij nga funksioni i prokurorit të lartë publik

November 18, 2024
1 minut lexim


Këshilli i Prokurorëve Publik solli vendim me të cilin e konfirmoi vendimin për suspendim nga funksioni të prokurorit të lartë publik Mustafa Hajrullahi, i sjellë nga prokurori republikan publik. Ankesa e Hajrullahit është refuzuar si e pabazë.

Në lidhje me: Hajrullahu ankimoi vendimin për suspendimin e tij: Vendimi u mor në ditën kur shpalosa skandalin me vajzën e kryeprokurorit


Këshilli sot e solli vendimin me shtatë vota “për”, dhe një “kundër” pas debatit nga i cili publiku ishte përjashtuar për shkak të mbrojtjes së integritetit të prokurorit.

“Konfirmohet vendimi me të cilin prokurori i lartë publik, Mustafa Hajrullahi, largohet nga funksioni i prokurorit publik derisa zgjatë procedura penale. Të konfirmohet vendimi, ndërkaq ankesa të refuzohet si e pabazë”, tha kryetarja e PPRMV-së, Dushica Dimitrievska.


Keti Petkova konsideron se vendimi duhet të tjetërsohet sepse sipas saj prokurori publik me vendimin për suspendim të Hajrullahit e shkelë Ligjin për prokurori publike dhe drejtpërdrejtë prek të drejtat dhe pavarësinë e prokurorëve publik.

Prokurori i lartë publik i Prokurorisë së lartë publike Shkup, Mustafa Hajrullahi, pasi që u suspendua nga funksioni, në konferencë për shtyp akuzoi se padia penale e parashtruar ndaj tij nga ana e Prokurorit republikan publik, ka tendencë ta mënjanojë dhe heshtë, si dhe t’i frikësojë kolegët e tjerë të cilët veprojnë në pajtim me ligjin, ndërkaq me qëllim, siç tha, të sillen vendime të porositura.


Vendimi për suspendim të Hajrullahit erdhi pasi që Prokuroria themelore publike Shtip solli urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër Hajrullahit, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar për vepër të kryer të vazhdueshme penale “maltretim në ushtrim të detyrës” nga neni 143, si dhe për vepër të vazhduar penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit” nga neni 353 nga Kodi Penal. 



Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dita e Alfabetit Shqip (E premte) – ditë jo pune për shqiptarët në Maqedoni

Story i radhës

Ambasadori i OSBE: Votimi i Diasporës paraqet sfida të reja! Jemi të vetëdijshëm për presionet me të cilat përballet media

Të fundit nga

ShkoLartë