Këshilli i Prindërve vazhdon të jetë kundër mbajtjes së mësimit të shtunave

min lexim

Pas deklarimit të SBAShK-ut se nuk do të mbahet mësimi të shtunën edhe Këshilli i Prindërve ka ritheksuar se prindërit nuk do t’i dërgojnë fëmijët në shkollë të shtunave.

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi, ka thënë se mbajtja e mësimit të shtunave i lodh dhe i mërzit fëmijët dhe, sipas tij, ua mohon të drejtën për aktivitete jashtëshkollore, andaj ai tha se kjo është e papranueshme për ta.

“Prindërit janë deklaruar fuqishëm kundër mësimit të shtunave. Kjo në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve e kundër askujt. Mësimi të shtunën i lodh dhe i mërzit fëmijët dhe ua mohon të drejtën për aktivitet jashtëshkollor. Andaj është i papranueshëm për ne”, ka thënë Demi.

Kujtojmë se sot SBAShK-u tha se nuk do të mbajnë mësim të shtunave, pasi sipas kryetarit Jasharaj, kompensimi i orëve të humbura ishte vendim i njëanshëm i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Sipas vendimit të MAShTI-t, tetë ditë mësimore që nuk u mbajtën për nxënësit nga klasa e parë deri në të tetën do të zëvendësohen gjatë të shtunave. Ndërkaq, gjysmëvjetori i parë për nivelin parauniversitar të përfundojë më 27 janar dhe pushimi dimëror do të nisë më 30 janar dhe të zgjasë deri më 3 shkurt të vitit 2023.

Gjysmëvjetori i dytë për vitin shkollor 2022-2023 të nisë më 6 shkurt dhe pesë ditët e mbetura mësimore do të mbahen gjatë pushtimit pranveror në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Viti shkollor të përfundojë në data të ndryshme për nivelin e arsimit parauniversitar. Maturantët ta përfundojnë vitin shkollor më 5 qershor, klasat e nënta, e dhjeta dhe të njëmbëdhjeta më 27 qershor dhe parafillorët më 30 qershor të vitit 2023.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tabaku: Amnistia fiskale kundër këshillave të BE-së mund të rrezikojë përparimin në luftën kundër pastrimit të parave

Story i radhës

Google lejon aplikacionin e Trump në Play Store

Të fundit nga