Këshilli i Prindërve me arsye shtesë pse s`duhet të ketë mësim të shtunave

October 16, 2022
1 minut lexim

Sërish ka reaguar Këshilli i Prindërve të Kosovës, lidhur me zëvendësimin e orëve të humbura mësimore, si pasojë e grevës në arsim në muajin shtetëror.

Duke u nisur nga fakti se janë disa shtete me organizim të lartë institucional e intelektual që po e legjitimojnë javën me katër ditë punë e tri ditë pushim si  Belgjika, Islanda, Irlanda, Zelanda e Re, Japonia, Spanja dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Këshilli i Prindërve të Kosovës deklaron se shumë shtete të tjera, por edhe ndërmarrje private, pritet ta përqafojnë së shpejti këtë ndryshim.

“Arsyeja kryesore: moslodhja e mosmërzitja por kreativiteti e mirëqenia psikofizike e të punësuarve”.

Nisur nga këto raste, KPK-ja deklaron se politkbërësit e arsimit në Kosovë po gjykojnë që gjashtë ditë rresht mësim, janë të mundshme e nuk ka rëndësi a janë dakord për këtë fëmija e prindërit, por edhe mësimdhënësit.

“Ne vazhdojmë të këshillojmë se politikbërja (sidomos në sistemin arsimor) e ka parakusht të domosdoshëm diskutimin shterues nga të gjitha palët hisedarë e të interesit për çdo çështje të rëndësishme që prek fëmijët, prindërit e mësimdhënësit dhe gjithë sistemin edukativ e arsimor”, deklaron KPK-ja.

“Pa dakordësi e pajtueshmëri të argumentuar ne do të vazhdojmë së bëri lëvizje të çrregullta, me efekte shumëanshmërisht penguese, pa perspektivë shpresëdhënëse se arsimi publik në këtë vend mund (e do) të dalë nga prapambeturia, jokoherenca e padobishmëria”.

KPK-ja deklaron se vizioni progresist i arsimit i pranon e i përthith arsyetimin, dijen, kreativitetin, respektin njerëzor e intelektual, gjithëpërfshirjen, dinjitetin e ligjshmërinë dhe i refuzon të kundërtat e tyre.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sllovenia në epërsi në Prishtinë

Story i radhës

Borrell trondit me komentet ‘raciste’: Europa një kopsht i bukur, ndërsa bota…

Të fundit nga

Sermaxhaj te Kika

Kika e Hogoshtit ka emëruar kryetrajner të ri Genc Sermaxhajn. Synimi i Kikës është të sigurojnë ekzistencën në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B.  Sermaxhaj ka luajtur në shumë ekipe të

Mexhiti: BDI është e kapur dhe e mbaruar

Zv.kryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti, në fjalimin e tij në Kuvend në përgjigje të interpelancës së parashtruar nga BDI, deklaroi se kjo parti është duke manifestuar një retorikë arrogante dhe

Lushaku-Sadriu fton diasporën të votojë

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë thirrje ndaj diasporës që të votojnë në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt. Lushaku-Sadriu ka
ShkoLartë