keshilli i prinderve i kosoves denon lenien anash te femijeve nga komuniteti rae ne festen e abetares ne peje 6284ac0aa6ed7

Këshilli i Prindërve i Kosovës dënon lënien anash të fëmijëve nga komuniteti RAE në Festën e Abetares në Pejë

May 18, 2022
1 minut lexim

Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës me keqardhje e vlerëson se ndarja e disa fëmijëve, për çfarëdo arsye, gjatë Festës së Abetares në Pejë ka qenë një veprim krejtësisht i pamatur, i papranueshëm dhe me pasoja të rënda për të drejtat e fëmijëve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës thekson se institucionet edukativo-arsimore duhet të jenë shëmbëlltyra e drejtësisë, barazisë dhe respektit ndër-njerëzor pa asnjë dallim.

“Andaj pamje të tilla nuk duhen toleruar asnjëherë! Si Këshill i Prindërve të Kosovës i shprehim sinqerisht keqardhjen, por edhe mbështetjen tonë, fëmijëve të diskriminuar, familjeve të tyre dhe gjithë atyre që natyrshëm janë prekur nga një akt i tillë! KP e Kosovës distancohet plotësisht nga diferencime të tilla, për çfarëdo arsye qoftë!

Kërkimfalja dhe marrja e përgjegjësisë nga institucionet përgjegjëse janë vendim i duhur në këtë rast”, thuhet më tej.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

xhafer deva luftetari madh kunder cetnikeve dhe komunizmit serbo sllav 6284abf4b669c
Story i mëparshëm

Xhafer Deva, luftëtari madh kundër çetnikëve dhe komunizmit serbo-sllav

BDI LOGO
Story i radhës

BDI: Rritje rekorde e rrogave prej 15% për mësimdhënësit

Të fundit nga

Banka Popullore: Rriten depozitat dhe kreditë

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot publikoi se analizuar në bazë vjetore, depozitat kanë shënuar rritje prej 11.6 për qind që del nga depozitat më të larta në të

Blero reagon ashpër pas ndarjes?

Dje në rrjetet sociale shpërtheu lajmi se këngëtari i njohur Blero mund t’i ketë dhënë fund lidhjes së tij me partneren e re, Agneta. E ndërsa ndjekësit u vërsulën për të zbuluar
ShkoLartë