Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Dita e Pavarësisë së Kosovës të shpallet Festë Zyrtare në Shqipëri

min lexim

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i ka propozuar Kuvendit të Shqipërisë që 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së Kosovës, të shpallet Festë Zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të Këshillit, organizatë e pavarur jofitimprurëse, Kuvendit të Shqipërisë më datë 21 Shkurt 2023 i është dorëzuar kërkesë për të ndërmarrë nismat përkatëse ligjore për ta shpallur 17 Shkurtin Festë Zyrtare të Republikës së Shqipërisë.

Në deklaratë thuhet se një vendim i tillë duhet të merret duke e konsideruar këtë ditë “si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare; si përmbushjen e një aspirate shekullore të kombit tonë në rrugën e tij drejt forcimit të identitetit, bashkimit kombëtar dhe integrimit në strukturat Euro–Atlantike; si një ditë të shënuar që frymëzon çdo shqiptar; dhe si ngjarje madhore për të cilën kanë kontribuuar shqiptarët anembanë botës, me mbështetjen e fuqishme të SHBA-së, BE-së, NATO-s dhe vendeve të tjera aleate dhe mike”.

Në fund thuhet se Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson se një vendim i tillë do të gëzonte dhe do të mbështetej nga çdo shqiptar kudo ku jeton, pavarësisht bindjeve politike.





Story i mëparshëm

Siri, fëmija e lindur në rrënoja do të rritet në shtëpinë e hallës së saj

Story i radhës

Kaq e kishte edhe dielli! Kthesa e papritur e motit, çfarë ndodh nga nesër me kohën

Të fundit nga