Këshilli Gjyqësor paralajmëroi vizitë pune në Gjykatën e Apelit për “Target-Fortesa”, “Thesari”, “Transportuesi” dhe “Alfa”

Shkup, 19 dhjetor – Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme urgjente vendosi të bëjë vizitë pune në Gjykatën e Apelit me qëllim që të konstatohet gjendja me lëndët “Target-Fortesa”, Thesari”, “Transportuesi” dhe “Alfa” në kuptim të respektimit të afateve ligjore, veprimeve të kryera nga ana e gjykatësit dhe ligjshmërisë në vendimmarrje në kuptimin e asaj nëse ka marrë pjesë gjykatësi që i plotëson kushtet për pension të moshës.

 

“Këshilli Gjyqësor nuk do të ndërhyjë në marrjen e vendimit, megjithatë, mund të shqyrtojë nëse ka marrë pjesë një gjykatës i cili nuk është lejuar të marrë pjesë në vendimmarrje dhe nëse ka kryer shkelje procedurale gjatë procedurës, në kuptimin e zvarritjes së të njëjtës”, tha kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva.

Në seancën e sotme, kryetarja i obligoi koordinatorin e Gjykatës së Apelit Shkup me grup punues të përbërë nga anëtarët e Këshillit, që në afat sa më të shkurtër të bëjnë vizitë pune në Gjykatën e Apelit.

Ky vendim vijon pas reagimeve në opinion lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit Shkup për ta anuluar aktgjykimin për rastin “Target-Fortesa” pasi i respektoi ankesave e të akuzuarve dhe e ktheu rastin në veprim të sërishëm para Gjykatës penale Shkup me përgjimin masiv dhe shkatërrimit të pajisjeve nga DSK-ja, në të cilën ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, iu shqiptua dënim me burg prej 12 vjet për veprën penale “bashkim kriminal”, “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “marrje të shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

​‘Rezervohet’ e gjithë Korça, dyndje në qytetin juglindor për festat e fundvitit

Story i radhës

7 ushtrime për të forcuar martesën tuaj

Të fundit nga