Kërkon lirinë, Beleri: Harresa me dosjen time është në kundërshtim me ligjin

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ka reaguar në lidhje me vonesën e shqyrtimit të Gjykatës së Lartë mbi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për kryerjen e betimit.

Në një njoftim për mediat ai thotë se këto zvarritje të pa precedent me pasoja shumë të rënda për Komunitetin e Himarës, zgjedhësit dhe banorët që presin ndryshimin në qeverisjen lokale, e shprehur kjo me vullnet të lirë nëpërmjet votës, po mbahet peng pa asnjë referencë ligjore.

Më tej ai ka hedhur dhe akuza ndaj gjyqtarëve duke thënë se po neglizhojnë afatet procedurale dhe deformojnë ligjin

“Edhe pse kanë kaluar gati 30 ditë nga vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës që dërgoi për shqyrtim në Gjykatën e Lartë me qëllim interpretimin se cila është Gjykata kompetente për të shqyrtuar kërkesën time për tu pajisur me leje /autorizim të veçantë me qëllim kryerjen e betimit, nuk ka ende asnjë përgjigje apo datë gjykimi.

Ndonëse çështja është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datën 16.10.2023 dhe kjo Gjykatë ka për detyrë të shprehet brenda 5 ditëve për të përcaktuar gjykatën kompetente që do të shqyrtojë kërkesën time për dhënien e lejes /autorizimit të veçantë për t’u betuar si Kryetar i Bashkisë Himarë, me indiferentizëm ekstrem, Gjyqtari Relator mban të bllokuar çështjen.

Këto zvarritje të pa precedent me pasoja shumë të rënda për Komunitetin e Himarës, zgjedhësit dhe banorët që presin ndryshimin në qeverisjen lokale, e shprehur kjo me vullnet të lirë nëpërmjet votës, po mbahet peng pa asnjë referencë ligjore.
Këta gjyqtarë që neglizhojnë afatet procedurale dhe deformojnë ligjin, për fat të keq të ndodhur edhe në majën e sistemit të drejtësisë në Shqipëri si anëtarë të Gjykatës së Lartë, në fakt janë duke i zgjatur jetën Kryetarit të Bashkisë më të korruptuar dhe të urryer nga populli i Himarës në 30 vite pluralizëm.

Këto “harresa” me dosjen time, përfshirë këtu edhe vendimet e mëparshme krejtësisht absurde dhe te pa bazuara në ligj, në kundërshtim me parimet bazë të sanksionuara në Kushtetutë ku Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit dhe populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërdrejtë, vendime që më kanë mohuar të drejtën që sovrani ma ka dhënë me votë, kanë vetëm një shpjegim: segmente të drejtësisë janë vënë në shërbim të politikës dhe në mbrojtje të sistemit të korruptuar të qeverisjes lokale në Himarë.

Dua t’ju kujtoj të gjithëve ju se kjo beteje ligjore nuk është për mua si individ e as për postin e Kryetarit të Bashkisë, por për Himarën, votën e lirë dhe demokracinë!

ALFRED DHIONISIOS BELERI
KRYETAR I ZGJEDHUR I BASHKISË HIMARË
”-tha ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Horoskopi ditor, e Hënë 30 Tetor 2023

Story i radhës

Santiana, Azemit: Me fjalët që thua, del arrogant

Të fundit nga