Kërkon 100 milionë për titullarin e skuadrës

min lexim

Nëse te Barcelona mendojnë se mund ta bëjnë të vetin mesfushorin Bernardo Silva për 50-60 milionë euro, gabohen. Mançester Siti nuk ka ndërmend të bëjë ulje për klubin katalanas dhe nëse Barça dëshiron vërtet të ketë shërbimet e mesfushorit portugez duke nisur nga ky sezon, duhet të derdhë jo pak, por plot 100 milionë euro në llogarinë e “Qytetarëve”.

Bernardo Silva po kërkohet me ngulm nga trajneri i katalanasve, Ksavi, por transferimi i mundshëm i tij në “Camp Nou” varet nga disa faktorë. Në radhë të parë varet nga buxheti i Barcelonës.

Katalanasit kanë shpenzuar mbi 150 milionë euro deri më tani në merkato dhe një tjetër shpenzim luksi do të ishte i tepërt. Në radhë të dytë, shumë gjëra do të varen nga operacioni “largimet”.

Barcelona duhet të largojë disa lojtarë nëse dëshiron të federojë fillimisht Kundenë dhe më pas të mendojë për afrimin e Silvës, pa harruar këtu dhe Markos Alonson. E treta ka të bëjë me vetë Mançester Sitin, që nuk ka ndër mend të ndryshojë qëndrim për mesfushorin e vet: ose 100 milionë euro, ose asgjë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si t’i mbijetoni një vendi toksik pune

Story i radhës

Humbi gjyqin me Johnny Depp, Amber Heard merr ofertën marramendëse për të luajtur në një film pornografik

Të fundit nga