kerkojne mbrojtjen e zvernecit pas 2 oresh perfundon protesta perpara kryeministrise neser qytetaret serish tubim 6a1de2b29ed89

Kërkojnë mbrojtjen e Zvërnecit, pas 2 orësh përfundon protesta përpara Kryeministrisë, nesër qytetarët sërish tubim

June 1, 2026
1 minut lexim

Qytetarët kanë përfunduar pas 2 orësh ditën e dytë të protestës përpara Kryeministrisë për mbrojtjen e zonës së mbrojtur të Zvërnecit, teksa njoftuan se do të mblidhen sërish nesër në orën 18:00.

Ata u grumbulluan fillimisht para Ministrisë së Brendshme dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë, duke mbajtur pankarta me mesazhe si “Shqipëria nuk është në shitje” dhe slogane të forta politike.

Më pas ata kanë marshuar drejt Kryeministrisë, ku ngritën dhe një podium, me disa prej qytetarëve që morën fjalën.

Disa protestues rrethuan me tel me gjemba godinën e Ministrisë së Brendshme, si shenjë e pakënaqësisë për situatën dhe për të kërkuar mbrojtjen e Zvërnecit.

Tubimet e një dite më parë treguan një angazhim të gjerë të qytetarëve, të cilët marshuan nga Drejtoria e Policisë së Tiranës drejt Ministrisë së Brendshme dhe përfunduan para Kryeministrisë, duke nënvizuar rëndësinë që ka ruajtja e hapësirave të mbrojtura dhe çështjet mjedisore.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

abdixhiku shtesat do ti rrisim dhe do ti rregullojme me ligj njekohesisht do te bejme investime qe kosova si ka pare me vite 6a1de23532cf8
Lajmi i mëparshëm

Abdixhiku: Shtesat do t’i rrisim dhe do t’i rregullojmë me ligj, njëkohësisht do të bëjmë investime që Kosova s’i ka parë me vite

pendarovski ndryshimet kushtetuese nuk jane kurth vmro dpmne manipulon per pike politike 6a1de7ccb5313
Lajmi i radhës

Pendarovski: Ndryshimet kushtetuese nuk janë kurth, VMRO-DPMNE manipulon për pikë politike

Të fundit nga

ShkoLartë