Kërkoi lirimin e parakohshëm me kusht, shtyhet seanca për Fredi Belerin

1 minut lexim

Për të dytën herë në Gjykatën e Fierit është seanca lidhur me kërkesën e Fredi Belerit për lirimin e parakohshëm të tij me kusht, me argumentin se e ka shlyer 2/3 e dënimit.

Shkak për shtyrjen e seancës së parë u bë mungesa e përfaqësuesit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ndërkohë që këtë të martë, ky i fundit tha se nuk disponon ende dëshminë e penalitetit.

Avokatët pretenduan se është vetë ky institucion që i lëshon këto dokumenta, dhe një pretendim i tillë sipas tyre, bëhet enkas për të moslejuar lirimin e Belerit deri në mbajtjen e zgjedhjeve vendore të pjesshme për kreun e Bashkisë së Himarës më 4 gusht.

Sipas avokatit të Belerit, Geni Gjyzari, burgjet marrin direktiva nga kryeministri Rama, duke mbajtur një qëndrim unik nga rastet e tjera, ku për kërkesa të ngjashme është pranuar lirimi me kusht. Seanca e radhës u la më 29 korrik në orën 09:30.

Story i mëparshëm

Taravari: BDI kurrë më s’do t’i fitojë zgjedhjet

Story i radhës

Mbi 100 të vrarë, luftime të ashpra në shtetin afrikan mes ushtrisë dhe militantëve të Al-Shabaab

Të fundit nga