Kërkohen veprime më të ashpra kundër Qeverisë pas miratimit të Ligjit për Pagën Minimale

July 21, 2023
1 minut lexim

Fillimisht u rrahën. Pas shumë orësh përplasje dhe diskutime, opozita e lëshoi sallën e Kuvendit.

Këtë gjë, të enjten e 13 korrikut, pushteti e përdori për kalimin e një mori ligjesh. Nder to edhe Ligjin për Pagën Minimale.

Kalimi i tij ngjalli reagime të shumta. Kjo për shkak që në të nuk u përfshinë veteranët. Dy ditë më pas, u protestua. Por, as edhe me këtë qeveria nuk u tërhoq nga vendimi që pensionet e veteranëve të mos rriten.

Derisa tashmë ka mbetur instanca e fundit që ky ligj të hyjë në fuqi, presidentes Vjosa Osmani, po i kërkohet që mos ta dekretojë atë.

Këtë ia kërkuan ditë më parë përfaqësuesit e veteranëve.

Ia kërkoi edhe shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri të premten, derisa të njëjtin ligj e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese.

Pritjet që presidentja e vendit mos ta dekretojë atë nuk ekzistojnë për njohësin e çështjeve politike, Adrian Çollaku.

Bile, ky po thotë se opozitarët dhe përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta duhet ta bllokojnë Kuvendin në kundërshtim të tij.

Për ligjin e njëjtë po thur lavde i pari i Qeverisë.

Albin Kurti po shprehet se me të kosovarët do të jetojnë shumë më dinjitetshëm.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Humb jetën një 52-vjeçar në plazhin e Tales

Story i radhës

Kroacia dhe Bosnja goditen sërish nga stuhia

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë