MPB Maqedoni informon se sot (13.07.2023) në ora 14:35 në rrugën “Krushevska Republika” në Strumicë, zyrtarë policorë nga ekipi operativ për bastisje në SPB Shkup dhe nga Sektori për çështje kriminale Gazi Babaë, e kanë arrestuar R.E.(25) nga Shkupi.
Ai kërkohej me urdhër qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale të Shkupit për vuajtje të dënimit me burg prej dy vjetësh për veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 i Kodit Penal.
“Personi është dorëzuar në Stacionin Policor Strumicë, më pas do të dërgohet në burg për vuajtje të dënimit”, thonë nga MPB.