kerkesat e vuciqit per kosoven reagon kongresisti amerikan torres vuciqi eshte ne 66e53c303a025

Kërkesat e Vuçiqit për Kosovën, reagon kongresisti amerikan Torres: Vuçiqi është në…

September 14, 2024
min lexim

Edhe kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka reaguar pas fjalimit që ka mbajtur ditën e premte, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ka shpalosur disa kërkesa për Kosovën.

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres në reagimin e bërë në platformën “X”, ka shprehur sërish mbështetjen për Kosovën, derisa ka pohuar se Aleksandër Vuçiq është në anën e gabuar të historisë.

“Serbia po kërkon që Kosova të heqë dorë nga sovraniteti i saj dhe të kthehet në “status quo ante”. Nuk do të ketë një kthim të tillë.  Kosova është një shtet i pavarur dhe do të mbetet i tillë përgjithmonë, i mbështetur nga miku më i madh i saj: Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Torrres.

Tutje, ai ka potencuar se “Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës. Aleksandar Vuçiq është në anën e gabuar të historisë”.

Shpallja e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimi i serbëve në Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut, kanë qenë disa prej kërkesave kryesore që ka përmendur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për Kosovën.

Në një adresim para kombit, më 13 shtator, Vuçiq ka thënë se Serbia beson që përmbushja e kërkesave përbën “parakusht të domosdoshëm për një përparim domethënës” në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kërkojmë të kthehemi te gjithçka që është arritur dhe përparuar në procesin e dialogut”.

Ai ka paralajmëruar se Beogradi do të nisë një “fushatë diplomatike globale”, në mënyrë që të plotësohen këto kërkesa.

Ndryshe, pak para adresimit të Vuçiqit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia, në vend që të pendohet për krimet që ka kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë, ajo ka vendosur të përsërisë kërcënime dhe ultimatume ndaj Kosovës, në koordinim me Rusinë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se qasja e pushtetit në Serbi ndaj Kosovë është “tejet dëshpëruese”, por që Kosova nuk trembet nga kërcënimet.

“Krimet makabre që Serbia para 25 vjetëve i kreu në Kosovë, sot po përsëriten nga Rusia në Ukrainë dhe po synohen që të kthehen prapë në rajonin e Ballkanit”, ka thënë mes tjerash Kurti. 

MARKETING

RENT A CAR

fjalet e ndjera te vin diesel per ditelindjen e te ndjerit paul walker 66e53b3f71934
Story i mëparshëm

Fjalët e ndjera të Vin Diesel për ditëlindjen e të ndjerit Paul Walker!

tentoi te vidhte nen kercenimin e armes se zjarrit bagetite ne fshatin nikc arrestohet autori 66e53fb5ab36c
Story i radhës

Tentoi të vidhte nën kërcënimin e armës së zjarrit bagëtitë në fshatin Nikç, arrestohet autori

Të fundit nga

​Nestle investon në kafenë e Brazilit

Gjigandi zviceran i ushqimit Nestle ka njoftuar se planifikon të investojë 88.7 milionë dollarë, në kapacitetin prodhues në Brazil në segmentin e pijeve të kafesë nga linja Nescafe deri në vitin 2028.
ShkoLartë