tentoi te vidhte nen kercenimin e armes se zjarrit bagetite ne fshatin nikc arrestohet autori 66e53fb5ab36c

Tentoi të vidhte nën kërcënimin e armës së zjarrit bagëtitë në fshatin Nikç, arrestohet autori

September 14, 2024
1 minut lexim

Një person ka tentuar gjatë natës së kaluar të grabisë nën kërcënimin e armës së zjarrit bagëtitë e imëta në një kullotë në fshatin Nikç të Malësisë së Madhe.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas njoftimit se një shtetas nën kërcënimin e armës po tentonte t’i vidhte një shtetasi bagëtitë që i kishte për kullotë në mal në fshatin Nikç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në pranga ra G. B., 27 vjeç, banues në fshatin Vukël.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe armën e zjarrit kallashnikov që dyshohet se ky shtetas kishte qëlluar në ajër duke kërcënuar shtetasin V. N për t’i marrë bagëtitët e imta. Gjithashtu janë sekuestruar dhe një krehër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë) dhe një gëzhojë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MARKETING

RENT A CAR

kerkesat e vuciqit per kosoven reagon kongresisti amerikan torres vuciqi eshte ne 66e53c303a025
Story i mëparshëm

Kërkesat e Vuçiqit për Kosovën, reagon kongresisti amerikan Torres: Vuçiqi është në…

gjakove gjate tretmanit mjekesor ngrihet dyshimi per kequshqyerje e keqtrajtim te femijes 66e5411c425f3
Story i radhës

​Gjakovë, gjatë tretmanit mjekësor, ngrihet dyshimi për kequshqyerje e keqtrajtim të fëmijës

Të fundit nga

ShkoLartë