Nuk ka dyshim, se ish hashimitët» përgjatë 20 viteve të shkuara mbollën farën e keqe në krye të shtetit, të cilët edhe pse sot janë në Hagë, opozitës po i dërgojnë direktiva qe t`i korrin frytet e mbrapshta të asaj farës hibride që akoma gatuajnë bukë të kuqe në Kosovë..!?
Kjo po ndodhë në kohën kur Qeveria e z. Kurti po ballafaqohet pikë së pari me dialogun e rënd me Serbinë, e qe të njëjtit ish pushtetarë e lanë në gjysmë, të cilin e mbuluan me tradhti kombëtare, duke negociuar gjithnjë në favor të Serbisë më keq se çfare ndodhi në Kongresin e Berlinit ( 1878 ) dhe në Traktatin e Londrës me 1913, duke ia dhënë Serbisë 11 mijë km², Malit të Zi 9.400 km², prej 4.400 km² sa kishte para Kongreseve duke i rritur në 13.820 km², krejtësisht në dëm të tokave shqiptare!
Të njëjtit «hashimovitë» që jetuan një kohë në Zvicër si azilantë, i bënë planet se si ta marrin pushtetin në Kosovë, dhe populli mendoi dhe ishte i sigurt, se tani elita udhëheqëse dhe Kuvendi i Republikës nuk do të lëshoheshin në aventuara për tjetërsimin e territorit të Kosovës si dhe humbjen e sovranitetit shtetëror, siç vepruan duke ia falur Malit të Zi
8.270 ha toke të Rugovës kreshnike. Ata shkuan edhe më tutje dhe ia premtuan Serbisë edhe Veriun e Mitrovicës me Trepçën dhe të gjitha pasuritë minerale-nëntokësore, e cila e zë vendin e Parë në Europë me pasuritë e saj nëntokësore, madje pa kurrfarë kompenzimi ose ndërimi territorësh. Dihet se vlera e pasurive të Trepçës është tri herë më e madhe se sa tri Serbia bashkë, dhe këtë tramp-pazar, ndërrim territoresh, donin ta bënin gjoja me Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën..!?
Sa për kuriozitet po e tregoj një barcoletë të shkurtë;
Një pronarë deveje duke parë se si beduinet i maltretonin devetë e tyre, vendosi t`ua marr hallallin dhe t`iu kërkoj ndjesë për punët e vështira që bënin. Ju drejtua njërës deve për tìa kërkuar hallallin për mundime të mëdha, ngarkesa të rënda tej mase, rrahje dhe lenie pa ujë dhe ushqim etj.
Ajo i përgjigjet; të gjitha t`i bëjë hallall, por një gjë nuk mund ta bëjë hallall. Ҫka është ajo e pyet pronari? Ajo i tha, kurrë nuk mundemi me ta bërë hallall kur na e qitshe gomarin me na pri përpara.. «..!?
Në shoqërnë tonë të pas luftës organizimet në asociacione të punëtorëve kanë levizur në dy binarë, në sektorin shkencor të shkollave të larta dhe fakultete, dhe në sindikata sociale praktike, në parti punëtore. Rrethanat për t`u formuar këto organizata bëhen me qellim të përfaqësimit më të drejtë të tyre, por në kohet e fundit kanë arritur një pozitë të rëndësishme në rendin shoqëror, duke formuar udhëheqjet e tyre si: krytarë, sekretarë dhe udhëheqës shoqëror të bashkimeve dhe asociacioneve, sindikata të punüetorëve dhe grupe aksionare. Pra, i kanë funksionarët e tyre për t`i përfaqësuar interesat specifike të punëtorëve.
Megjithatë, gadishmerinë për kompromise përpos dëshirave të mëdha të tyre nuk munden të rangohen në pozitat e para të hierarkisë shtetërore, në rastin konkret tonin mbi qeverinë dhe shtetin. Nuk mund të bëjnë ultimatume qeverisë dhe shtetit, siç u tentojnë dhe veprojnë në rastin kur sindikatat kërkojnë rritje të të ardhuarave me ultimatume duke paralizuar tërë sistemin e arsimit si dhe mbylljen e shkollave për t`i lenë nxënësit pa e vijuar mësimin. Humbja e mësimit është një dëm i pariparueshem për shoqërinë tonë. Askush nga udhëheqësit e sindikatave nuk u angazhua dhe nuk bëri ndonjë kritikë ndonjëherë për nivelin e ultë të arsimit..!?
Para ca muajsh lexova se në Suharekë në një gjimnaz prej 240 nxënësve, gjysma e tyre ishin analfabetë! A nuk është kjo tragjedi kombëtare për sindikatat, mësuesit, nxënësit prindërit dhe mbarë shoqërin tonë..!?
Në fund po theksoj se: sjelljet dhe veprimet e « hashimitëve» prej ardhjes se tyre në pushtet dhe qeverisjen 20 vjeqare, devijuan rrugën e kombit duke ecur në drejtim të shoqërisë kozmopolite pa atdhe, pasi që gjysma e rinisë dhe popullit i pakënaqur me kushtet e mbijetesës iku jashtë stetit nëpër Europë e gjetiu.!!
Fjala Kozmopolitë e ka kuptimin e : qytetarit botëror, p.sh. Si qytetar i Prishtinës, Tiranës apo i Beogradit , Moskës … etj.